Nëse pronari është i lodhur, qenin e nxjerr shëtitje aeroplani i komanduar nga shtëpia. Nga SHBA vjen një metodë për të nxjerrë kafshët shëtitje pa qenë nevoja që të jesh i pranishëm.

Roboti transmeton pamjet tek kompujteri i shtëpisë. Avionët e telekomanduar tashmë përdoren në sektorë të ndryshëm, që nga mbikqyrja në bujqësi e deri tek aksionet ushtarake.

Asnjëri nuk e kishte imagjinuar që këto pajisje fluturuese mund të luanin edhe rolin e kujdestarit të qenve. Për këtë ka menduar njujorkezi Jeff Myers, i cili shpërndau një internet një video që tregon se si kjo ide mund të funksionojë.

Jeff ka ideuar një sistem që bën të mundur të nxjerrësh qenin në shëtitje të shoqëruar nga avioni i telekomanduar, pa e humbur asnjëherë nga sytë.

Roboti falë një sensori dhe një telekamere transmeton pamjet dhe pozicionin ku ndodhet qeni dhe avioni në kohë reale në kompjuterin e të zotit.

Sistemi duket se funksionon, edhe pse mbeten disa dyshime, si për shembull, nëse qeni bën pis, kush do të merret me pastrimin


Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)