TIRANE - Mbyllet procesi gjyqësor për trafikun e drogës me avion nga Shqipëria në Itali të zbuluar në plazhin e Divjakës një vit më parë. Për pilotin italian Girgo Riformato i vetmi nga 7 të pandehur që nuk ka pranuar gjykimin e shkurtuar prokuroria kërkoi 15 vite burg, ndërsa për 6 bashkëpunëtorët e tij shqiptarë tashmë ka një dënim me 47 vite burg në total.
...
15 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për pilotin italian Giorgio Riformato, i cili në maj të vitit 2014 u kap në plazhin e Divjakës, pas rrëzimit të avionit që ai pilotonte.
Pas 17 seancave prokurori Përparim Kulluri ka lexuar pretencën para gjykatës, ku nën akuzën e trafikut ndërkombëtarë të drogës kryer në bashkëpunim dhe të mbetur në tentativë Riformato është gjetur fajtor.
Piloti italian, i cili ishte i pranishëm në seancë në procesin gjyqësor që mbahet ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, nuk ka pranuar akuzat duke deklaruar se është i pafajshëm.
Sipas Prokurorisë, avioni u ul në Divjakë për tu ngarkuar me drogë e për ta trafikuar më tej në shtetin fqinj. Organi i akuzës argumenton se avioni nuk u ngrit dot për shkak të problemeve teknike.
Pritet që vendimi për këtë proces të jepet në muajin shkurt.
Në këtë proces Riformato përballet i vetëm me drejtësinë shqiptare pasi bashkëpunëtorët e tij përfituan gjykimin e shkurtuar dhe tashmë drejtësia ka dhënë një vendim për ta, por që përfitojnë uljen e dënimit me 1/3.
Për bashkëpunëtorët Sajmir Bajrami, Marenglen Ymeraj , Kristjan Demce , Kleviol Ahmeti, Aurel Pupe, Orgest Bilbili Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dha në total 47 vite burg.
Në 10 maj të vitit 2014, avioni që pilotohej nga Giorgio Riformato u rrëzua në plazhin e Divjakës. Shumë pranë tij, policia gjeti sasinë prej 305 kilogramë hashash në një makinë, ndërsa në pranga ra Saimir Bajrami. këtij të fundit policia i gjeti në atë kohë edhe 27 mijë euro, që u menduan se ishte kësti i parë i pagesës për pilotin që akuzohet se do të kryente transportin e lëndës narkotike.
Nga hetimet rezultoi se ky grup trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë në rrugë ajrore duke përdorur avion turistik, në këtë rast avionin e pilotit italian.
Dënimet e bashkëpunëtorëve
Saimir Bajrami 9 vite 4 muaj
Mariglen Ymeraj 9 vite 4 muaj
Aurel Pule 6 vite e 8 muaj
Orges Bilbili 7 vite 4 muaj
Kristi Demce 7 vite 4 muaj
Kleviol Ahmeti 7 vite 4 muaj
Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com