Avokatët e Doshit: Në USB-në dhe 
laptopin e deputetit s'u gjetën prova

Avokatët e Doshit: Në USB-në dhe <br />laptopin e deputetit s'u gjetën prova
TIRANE - Akuzat ndaj Tom Doshit janë akuza me prapavijë politike. Kështu kanë thënë dy avokatët e deputetit Tom Doshi teksa kanë nisur mbrëmjen e sotme një deklaratë për mediat në të cilën prezantojnë situatën në të cilën ndodhet deputeti pas vendimit të Gjykatës së Lartë.  

Në deklaratë thuhet se ky vendim i gjykatës pengon deputetin të ushtrojë funksionin e tij dhe ai po mbahet në arrest shtëpie pa të drejtë. Doshit nuk i është komunikuar asnjë akuzë zyrtare që prej ditës kur ai është arrestuar.

Ekspertët shkencorë prej tre javësh nuk kanë bërë asnjë akt ekspertimi prej tre javësh.  Po ashtu në deklaratë theksohet se në USB-në dhe në laptopin e sekuestruar nuk është gjetur asnjë provë.
 
Deklarata e plotë e avokatëve
Sikunder është deklaruar që në fillesat e kësaj cështjeje, procedimi në ngarkim të deputetit Tom Doshi e tejkalon vetveten. Kjo cështje në fakt ka të bëjë me funksionimin e shtetit te se drejtes ne Shqiperi, me pavaresine e institucioneve, pra, nuk ka te beje thjesht me deputetin Tom Doshi, por me respektimin e ligjit dhe te garancive qe duhet te kete cdo qytetar shqiptar, vecanërisht kur ndodhet nen presionin e veprimeve arbitrare, qe ndodh të kapercejne vetë qellimin qe duhet te ndjekin organet e drejtesise. Është një sinjal alarmi qe na tregon se nuk mund të orientohemi drejt sistemeve perëndimore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës,me metoda bizantine.
 
Kane kaluar mbi dy jave qe deputeti Tom Doshi ndodhet ne arrest shtepie, i penguar te ushtrojë funksionet e tij si i zgjedhur dhe si deputet i parlamentit shqiptar, i privuar nga e drejta per te patur kontakt me zgjedhesit e tij, e, gjate gjithe kesaj kohe atij ende nuk i  eshte komunikuar nje akuze konkrete, ende nuk është thirrur qe te japë versionin e tij te ngjarjes dhe fakteve! Nuk arrijme te kuptojme  pse Prokuroria nuk ka ngritur ende asnje akuze zyrtare per deputetin Tom Doshi. Pa nje akuze zyrtare askush nuk mund te mbahet ne kushtet e arrestit, qoftë ky edhe shtëpiak dhe ne asnje menyre nje deputet, i cili ka detyra publike te cilat ka detyrimin t’i ushtroje i lire dhe i papenguar.
 
Ndersa me shpejtesi marramendese u kerkua qe te vihet nen arrest, kane kaluar afro tre jave qe ekspertet e Drejtorise se Policise Shkencore, nuk kane kryer nje akt ekspertimi. Me të drejtë, shtrohet pyetja: Nuk janë ne gjendje, apo ka arsye te tjera qe i pengojne te japin nje konkluzion persa është kërkuar nga prokuroria?! Urojmë dhe shpresojmë që struktura përgjegjëse për këtë ekspertim dhe drejtuesit e saj, të mos jenë nën trysninë e ndonjë presioni, që nuk do të ishte i ri tashmë për këtë cështje. Nuk do të donim të dyshonim se paanësia dhe objektiviteti i drejtuesve të kësaj strukture, është i ndikuar nga ndonjë konflikt interesi me detyra ekspertimi të mëparshme të kryera prej tyre. Gjithashtu nuk do të donim që ndikimi i të tillë drejtuesve të mos jetë shkaku për vonesat në konkluzionet e eksperteve. Por ecuria e ngjarjeve, po na detyron në fakt të ngremë dyshime.
 
Nderkohe, disa gazeta kane publikuar prej dy ditesh lajmin se ne laptopin dhe USB-ne e bllokuar ekspertet nuk kane zbuluar asgje!  Ne fakt, nuk kane se cfare te zbulojne sepse nuk ka ndodhur asnje kanosje!  E verteta eshte se vete Durim Bami ka deklaruar se nuk eshte kercenuar kurre!
 
Eshtë tashmë haptazi evidente se procesi ndaj deputetit Doshi, është i ngarkuar me prapavija qartazi politike, i kryer ne shkelje flagrante te ligjit, ne dhunim te hapur te garancive qe duhet te gezoje cdo qytetar i Republikes se Shqiperise dhe qe jane te sanksionuara ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe ne Aktet Nderkombetare, pergjithësisht te pranuara dhe te ratifikuara nga Kuvendi i Shqiperise.
 
Qysh ne fillim, Prokurori i Pergjithshem, ka urdheruar fillimin e procedimit penal ne ngarkim te Durim Bamit, per vepren penale te vrasjes, mbetur ne tentative,nga Prokuroria e Krimeve te Renda, duke shmangur qellimisht  hetime sipas kërkesave të Kushtetutës dhe ligjit për personin qe i ishte njoftuar deputetit Doshi si porosites për kete vrasje. Në fakt, per personat me imunitet ishte Prokuroria e Pergjithshme qe duhet te fillonte procedimin, si organi kompetent per hetimin e deputeteve!
 
Per thuajse tri jave, u pyeten nje numur i madh personash, nder te cilet edhe deputete, ministra, madje edhe vete kryeministri i vendit, dhe ne momentin kur deputeti Doshi kerkoi qe te pyetet Prokurori i Pergjithshem, Prokuroria e Krimeve te Renda e refuzoi me vendim nje kerkese te tille dhe menjehere shpalli moskompetencen e saj duke ia derguar ceshtjen Prokurorise se Pergjithshme. Mund edhe ta mirekuptojme presionin e madh qe eshte ushtruar ndaj te gjitheve ne Prokurori, por ligji duhet zbatuar me perpikmeri per te gjithe njesoj.
 
Ne vijim, edhe Gjykata e Larte, nuk e shmangu dot anshmerine e saj. Nje anetare e kolegjit penal kerkoi doreheqjen per shkak te konfliktit te interesit, por kjo kerkese iu rrezua nga kryetari i Gjykates se Larte. Perse valle? C’ishte gjithe ky ngut per te vendosur per kufizimin e lirise se deputetit? Perse gjithe ky zell per te caktuar mase sigurimi per akuza te paqena dhe te paprovuara?!
 
Veshtire te pergjigjemi per kete pyetje. Do na duhet te dalim jashte rolit dhe funksionit te avokatit. Por nga ana tjeter, e kemi për detyrë ti ngremë të gjitha dyshimet dhe pikëpyetjet e rastit, pasi nuk mund te braktisim misionin tone per te qene opozite ndaj keqadministrimit te drejtesise nga cilido qofte.
 
Ndaj do ta vazhdojme betejen tone ligjore, synimi i se ciles shkon pertej ceshtjes “Doshi”!  Jemi te sigurt pasi kemi bindjen absolute se deputeti Tom Doshi është i pafajshem, jemi te sigurt  per fitoren pasi kemi bindjen se te gjithe qytetaret shqiptare jane te interesuar qe shteti i se drejtes te jete efektiv ne Shqiperi, qe organet e drejtesise te udhehiqen gjithmone nga respektimi i ligjit dhe vetem ligjit, qe proceset te mos perdoren per shmangjen dhe eleminimin e kujt mendon ndryshe, qe cdo qytetari ti sigurohet nje proces i rregullt ligjor. Një padrejtësi apo diskriminim i bërë ndaj dikujt, është në fakt një padrejtësi e bërë ndaj kujtdo.
 
Av. Vladimir Meçi
Av. Ferid Muçaj

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare