Avokatët e Lezhës kundër hartës së re gjyqësore: Vetëm një gjykatë në Tiranë e arrijnë vetëm të pasurit, drejtësia s’është vetëm e atyre që kanë para

LEZHË- Avokatët e Lezhës kanë kundërshtuar projektin e hartës së re gjyqësore e cila parashikon shkrirjen e 36 gjykatave në vetëm 20 të tilla në të gjithë vendin.

Kreu i dhomës së avokatisë Elton Laska thotë se skema e re nuk i shërben qytetarëve dhe e zhyt të gjithë sistemin në vështirësi, duke sjellë mungesë shërbimi dhe kosto të lartë financiare për qytetaret.

“KLGJ po propozon uljen e numrit të gjykatave në kuadër të reformimit të sistemit të drejtësisë. Por nuk ka analizuar mungesёn e ambienteve tё gjykatave ekzistuese dhe mungesёn e Gjyqtarёve. Mesatarja Europiane pёr 100 mijё banor ёshtё 22.5 gjyqtar, nё Shqipёri kemi njё mesatare prej 12.5 pёr 100 mijё banor. Si tё mos mjaftoje ky fakt, realiteti i kriminalitetit dhe i problemeve tё pronёsisё nё Shqipёri ёshtё shumfish mё i lartё se nё Europe. Nga 6 gjykata administrative të shkallës së parë propozojnë të bëhen 2. Gjykatë Administrative Apeli propozohet të mbetet 1 për gjithë Shqipërinë (siç është).  Nga 22 gjykata fakti (gjykata të shkallës së parë), propozohet të bëhen 12, nga një për çdo qark.   Gjykata Apeli nga 6 propozohet të bëhet 1 për gjithë Shqipërinë.

Drejtësia nuk mund të jetë e drejtë vetëm e atyre që kanë para.  Aksesi në drejtësi është thelbësor për të pasur drejtësi. Me këtë logjikë i bie të bëjnë vetëm 1 gjykatë në Tiranë për mbarë vendin që mund ta arrijnë vetëm të pasurit.

Ulja e numrit të gjykatave, indirekt stimulon shpopullimin e zonave periferike të vendit pasi ul shërbimet. Shkrirja e gjykatave vret profesionin e avokatit në këto zona duke detyruar këtë kategori të zhvendoset me banim në zonat ku përqëndrohen gjykatat. Kjo varfëron intelektualisht zonat në fjalë. Mjafton të shikoni gjykatat administrative për të kuptuar se ulja e numrit të tyre është dështim që në nisje. Ishin 6 shkallë të para dhe 1 apel për gjithë vendin. Në shkallë të parë gjyqi mbaronte nga 3 muaj deri në 1 vit, apeli vonon 4 vite e sipër. Jam dakort me përqëndrimin e Gjykatave të Apelit, por jo të shkallës së parë. Për vetë faktin se proceset gjyqësore po zgjaten me vite të tëra dhe qytetarët po i shpërfillin. Nuk bëhet drejtësi duke demotivuar qytetarët t'i drejtohen Gjykatës, por duke dhënë drejtësi për gjyqet që qytetarët vendosin të hapin”, thuhet në njoftim.

Referuar hartës së re gjyqësore Qarku i Lezhës do të ketë vetëm një gjykatë atë të shkallës së parë në Lezhë, pasi gjykata e Kurbinit do të shkrihet. Ndërkohë më herët kanë dalë kundër edhe avokatët e Korçës dhe të Shkodrës.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?