Avokatët e mjekëve: Besim Lama referoi rastin, nuk e ka takuar autorin! Viktor Marku shpëtoi jetë

Pas dhënies së masë 'arrest me burg' për dy mjekët që operuan ilegalisht Eduart Lamajn, i cili mbeti i plagosur gjatë ekzekutimit të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç kanë folur dhe dy avokatët mbrojtës të tyre.

Avokati i mjekut Besim Lama, tha se klienti i tij nuk e ka takuar autorin, nuk e njeh dhe as nuk pak marrë para, pasi ai nuk ka asistuar në operimin e tij, por thjeshtë ka referuar rastin në një specialist të fushës. Avokati i mjekut Lama shprehet se klienti i tij është telefonuar nga një pacientë dhe ai e ka referuar tek mjekut Viktor Marku, pasi nuk ishte fusha e tij, madje as dy mjekët nuk njihen mes tyre.

"E kanë marrë në telefon dhe i ka ardhur si pacient jo Eduart Lamaj, por një tjetër dhe klienti im meqë nuk ishte i kësaj fushe pasi kishte nevojë për ortoped  e ka drejtuar te mjeku Viktor Marku. Klienti im nuk i njeh personat, nuk kanë as kontakt dhe vetë mjekët nuk e njohin njëri-tjetrin. Ai as ka asistuar dhe as ka bërë ndërhyrjen e Eduart Lamaj pasi nuk ishte në fushën e tij, pra nuk ka si të ketë marrë gjë, thjeshtë ka referuar rastin te një specialist i fushës", tha avokati i Besim Lamës.

Ndërsa avokati mbrojtës i Viktor Markut tha se klienti i tij thjeshtë ka operuar një pacientë dhe ka shpëtuar një jetë njerëzore pa pasur dijeni se kush ishte ai.

"Këta ushtruan detyrën e tyre funksionale duke bërë dhe betimin e Hipokratit duke shpëtuar një jetë njerëzore pa pasur dijeni se kush ishte", tha avokati i mjekut Viktor Marku. 


Lajmi kryesor:

Gjykata 'kyç' në qeli dy mjekët që operuan ilegalisht Eduart Lamajn! Avokatët: Besim Lama referoi rastin, nuk takoi autorin! Viktor Marku shpëtoi jetë


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje

Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje