Gjykata 'kyç' në qeli dy mjekët që operuan ilegalisht Eduart Lamajn! Avokatët: Besim Lama referoi rastin, nuk takoi autorin! Viktor Marku shpëtoi jetë

KURBIN-Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg dy mjekët e arrestuar për moskallëzim krimi, pasi operuan në fshehtësi Eduart Lamaj, autorin të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Laç të Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës. 

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke vendosur masën e sigurisë arrest me burg për mjeket Viktor Marku dhe Besim Lama të venë nën akuzë për dy vepra penale, atë për "Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Me maska në fytyrë dhe pranga në duar, mjeku Viktor Marku dhe Besim Lama dolën para togave të zeza ditën e sotme, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Pas dhënies së masë 'arrest me burg' për dy kanë folur dhe dy avokatët mbrojtës të tyre. Avokati i mjekut Besim Lama, tha se klienti i tij nuk e ka takuar autorin, nuk e njeh dhe as nuk pak marrë para, pasi ai nuk ka asistuar në operimin e tij, por thjeshtë ka referuar rastin në një specialist të fushës. Ndërsa avokati mbrojtës i Viktor Markut tha se klienti i tij thjeshtë ka operuar një pacientë dhe ka shpëtuar një jetë njerëzore pa pasur dijeni se kush ishte ai.

Sipas burimeve, dy mjekët janë paguar 10 mijë euro për të kryer operacionin në këmbë të Eduart Lamajt në spitalin privat "Amavita", pa e referuar ngjarjen në polici. Lamaj u plagos gjatë atentatin në Laç, por ka qëndruar në shtëpi me plagën në këmbë. Plaga është përkeqësuar, e për pasojë familjarët e kanë dërguar në spitalin privat "Amavita" për të kryer operacionin. Lëvizjet e familjes së tij, por edhe mbajtjes në vëzhgim të spitaleve private nga ana e policisë, kanë çuar në identifikimin dhe kapjen e autorit kryesor të ekzekutimit, Eduart Lamaj, e më pas zbërthimit të grupit, pra tre bashkëpunëtorët e tij Ilir Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola.

Viktor Marku

Sipas dëshmisë së Lamajt, ai nuk ka dashur të vrasë as Paulin Gjergjin dhe as Bujar Likën, por ka dashur të shkatërroj hotelin në pronësi të Ilirjan Allamanin, me të cilin kishte pasur konflikte për drogë në Itali, dhe i kishte një borxh që nuk ia shlyente. Ai rrëfeu se u kishte kërkuar ndihmë shokëve për ta trembur dhe jo për të vrarë askënd.

Pritet që ditën e nesërme të zhvillohet seanca për masën e sigurisë për Eduard Lamaj, për të cilin prokuroria do kërkojë “arrest në burg”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:56
Avokatët e mjekëve: Besim Lama referoi rastin, nuk e ka takuar autorin! Viktor Marku shpëtoi jetë

Pas dhënies së masë 'arrest me burg' për dy mjekët që operuan ilegalisht Eduart Lamajn, i cili mbeti i plagosur gjatë ekzekutimit të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç kanë folur dhe dy avokatët mbrojtës të tyre.

Avokati i mjekut Besim Lama, tha se klienti i tij nuk e ka takuar autorin, nuk e njeh dhe as nuk pak marrë para, pasi ai nuk ka asistuar në operimin e tij, por thjeshtë ka referuar rastin në një specialist të fushës. Avokati i mjekut Lama shprehet se klienti i tij është telefonuar nga një pacientë dhe ai e ka referuar tek mjekut Viktor Marku, pasi nuk ishte fusha e tij, madje as dy mjekët nuk njihen mes tyre.

"E kanë marrë në telefon dhe i ka ardhur si pacient jo Eduart Lamaj, por një tjetër dhe klienti im meqë nuk ishte i kësaj fushe pasi kishte nevojë për ortoped  e ka drejtuar te mjeku Viktor Marku. Klienti im nuk i njeh personat, nuk kanë as kontakt dhe vetë mjekët nuk e njohin njëri-tjetrin. Ai as ka asistuar dhe as ka bërë ndërhyrjen e Eduart Lamaj pasi nuk ishte në fushën e tij, pra nuk ka si të ketë marrë gjë, thjeshtë ka referuar rastin te një specialist i fushës", tha avokati i Besim Lamës.

Ndërsa avokati mbrojtës i Viktor Markut tha se klienti i tij thjeshtë ka operuar një pacientë dhe ka shpëtuar një jetë njerëzore pa pasur dijeni se kush ishte ai.

"Këta ushtruan detyrën e tyre funksionale duke bërë dhe betimin e Hipokratit duke shpëtuar një jetë njerëzore pa pasur dijeni se kush ishte", tha avokati i mjekut Viktor Marku. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Empatia: 26/06/2020 10:34

    Dr. Viktor Marku eshte nje profesionist i shkelqyer dhe person human. Nuk eshte etike qe figura e nje njeriu qe ka investuar gjithe jeten ne sherbim te pacienteve te trajtohet ne te njejten faqe me ate te nje krimineli.Organet e drejtesise te qendrojne larg komercialitetit mediatik, kur behet fjale per te permendur birin e dikujt dhe babain e dikujt qe ka munguar ne shtepi per ti sherbyer ketij vendi

    Përgjigju
  • Loni: 25/06/2020 21:12

    Po clidhje ka hipokrati Apo parrullat e tjera detyra e tij fisnike eshte ti pergjigjet kujdo qe eshte me shendet te dobet Apo te keqesuar qofte edhe ky rast. Se Jan kriminele Apo njerez te rregullt Jan jete njerezish gjithsesi te pakten ky eshte mendimi im personal. Mjeket te shpetojne ke mund te shpetojne edhe pa dallim karakteri gjinie Moshe Apo edhe vepre penale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë