Shoqata e Avokatëve Penalistë shpreh shqetësim për mosdekretimin në kohë të ligjit për aministinë, të miratuar nga kuvendit më 21 dhjetor. Sipas kreut të kësaj shoqate, avokatit Saimir Vishaj kjo vonesë është e qëllimshme dhe dashakeqe, duke penguar zbatimin e tij më 5 janar. Ata thonë se loja Kuvend-Presidencë po dëmton të dënuarit, por edhe vetë burgjet që janë në mbipopullim.
“Institucioni i Presidentit "harron" të dekretojë ligjin Nr 154/ 2015 për dhënie amnistie. E qëllimshme apo dashakeqësi në një kohë që të gjithë të dënuarit dhe institucionet e vuajtjes së dënimit po prisnin datën 5 janar për zbatimin e saj. Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës ta dekretojë ligjin për dhënie amnistie duke i dhënë fund lojës institucionale Kuvend – President!” –shprehet kreu i avokatëve penalistë, Saimir Vishaj.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com