Avokatët shtyjnë bojkotin edhe për 10 ditë! Haxhiaj për Report Tv: S’braktisim masat e sigurisë për të miturit! Javën e ardhshme protestë përpara KLGJ

TIRANË- Avokatët kanë vendosur të vijojnë bojkot të masave të sigurisë edhe për 10 ditë të tjera. Kreu i dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia në një reagim për Report Tv thotë se nuk do të bojkotojnë masat e sigurisë vetëm për të miturit, ndërkohë që bojkoti për seancat e tjera do të vijojë.

Ndërkohë, avokatët kanë paralajmëruar se do të bëjnë protestë përpara Këshillit të Lartë Gjyqësor për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.

"Është vendosur që të bojkotohen të gjitha seancat gjyqësore pa afat. Për masat e sigurisë të mos bojkotohen ato për të miturit, ndërsa të tjerat për një afat 10 ditor. Ne jemi komuniteti më i interesuar dhe kemi kërkuar që të bëhet reforma në drejtësi. Kjo nuk ka të bëjë me qëndrimin tonë me qeverinë por me KLGJ. Shpreh keqardhjen që nga Presidenti i Republikës nuk ka ende asnjë reagim për këtë situatë", tha për Report Tv Maksim Haxhiaj, kreu u Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë.

Kujtojmë se më herët lidhur me bojkotin e avokatëve ka pasur një reagim edhe nga qeveria. Vetë kryeministri Edi Rama tha se harta gjyqësore nuk ka për të ndryshuar duke thënë se bojkoti është i pavlerë. Mirëpo në përgjigje të kësaj deklarate, kreu i Dhomës së Avokatisë Kombëtare, Maks Haxhia tha se nuk kërkojnë nga qeveria, por KLGJ, duke thënë se ka mundësi për zgjidhje.

Pak ditë më parë ishte Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroi i Përgjithshëm dhanë pëlqimin e tyre për këtë hartë ndërsa e argumentuan atë si më të përshtatshmen në situatën aktuale ku ndodhen gjykatat dhe prokuroritë. Ndërsa në një reagim për Report Tv ministri Ulsi Manja pak ditë më parë tha se avokatët do duhet ta kundërshtojnë hartën në gjykatë nëse s’janë dakord me të. Pro hartës kanë dalë edhe gjyqtarët të cilët nëpërmjet shoqatës së tyre dhanë pëlqimin për miratimin e saj.

Report Tv ka mësuar se kjo hartë do të dërgohet në qeveri e cila nëpërmjet një vendimi do të miratojë propozimin e këshillit të lartë gjyqësor. Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS