Ismail Kadareja, nuk duhet të na trajtojë si mashtrues dhe hajdutë, por ai të pranojë se dorëshkrimin e romanit "Dimri i vetmisë së madhe" ia ka dhuruar në shenjë falenderimi Nexhmie Hoxhës".
Kështu shprehet avokati Aranit Roshi, gjatë intervistës së dhënë në gazetën "Shqiptarja.com". Roshi tregon se shkrimtari Kadare, nuk ka dashur të bëjë publike faktin e dhurimit të dorëshkrimit, prandaj dhe pas 40 vitesh i ka hyrë kësaj rruge, duke vazhduar të hedhë fyerje në drejtim të Nexhmie Hoxhës.
Avokati shpjegon se ai është i gatshëm që çështjen ta zgjithë jashtë procedurave gjyqësore, duke ja dhuruar dorëshkrimin origjinal arkivit të shtetit dhe jo, Ismail Kadaresë. Kjo për shkak se Kadare, e ka dhuruar pronësinë e dorëshkrimit tek Nexhmie Hoxha.
Zoti Avokat si qëndron e vërteta e dorëshkrimit të romanit "Dimri i vetmisë së madhe". Nexhmie Hoxha ja ka marrë me forcë shkrimtarit, apo kemi të bëjmë me një dhurim të dorëshkrimit?
E vërteta është kjo, që në vitin 1972 Ismail Kadareja i ka dhuruar, klientes time në zyrat e Komitetit Qëndror dorëshkrimin e kësaj vepre në shenjë mirënjohje për aksesin që atij ju krijua me ndihmën e klientes time, tek dokumentat mjaft sekrete,në mënyrë që më pas këto dokumenta të pasqyroheshim nëpërmjet një frymëzimi letrar në veprën e tij. Për këtë gjë ne disponojmë edhe akte dhe shkresa me të cilën shprehet mirënjohje, por këto prova ne shumë shpejt do i paraqesim para gjykatës së Tiranës. Pra është bërë një dhurim. Pavarësisht se ngrihet pretendimi që nuk ka një kontratë dhurimi, por kontrata ekziston dhe ajo është një kontratë verbale, që do të thotë një kontratë jo me shkrim. Kjo për shkak se me ligjin e kohës, nuk parashikohej që kontrata bëhej me shkrim, por me dorëzimin e sendit që në këtë rast është dorëshkrimi. Ne na është dhuruar dhe është vetëm prona e Nexhmije Hoxhës.
Përveç procesit gjyqësor juve keni marrë ndonjë kontakt me Kadarenë ose me avokatët e tij, që këtë çështje ta zgjidhni në rrugë jashtë gjyqësore?
Ne kemi bindjen që për 40 vjet, është ruajtur nga ne absolutisht. Për 20 vjet nga ndryshimi i sistemit, Ismail Kadareja nuk e ka bërë publik këtë fakt, dhe janë arsyet e tij pse nuk e ka bërë. Ngrihen pretendime se e ka kërkuar në arkivën e shtetit, por nuk sjell asnjë letër sepse të kërkosh një dokument në arkivë, duhet të ekzistojë një letërkëmbim. Asnjë kërkesë me shkrim nuk ekziston, dhe se nuk e ka bërë për shkak se ka qënë i bindur se dorëshkrimi është poseduar nga zonja Nexhmie Hoxha. Ai nuk e ka e ka kërkuar një gjë të tillë, pasi ska dashur që të publikohet fakti se ai i ka dhuruar zonjës Hoxha këtë dorëshkrim me të vërtet me vlera letrare. Këtë gjë Kadare e ka bërë për të shmangur marëdhëniet e ngushta që ka pasur me familjen Hoxha, për qëllime që unë nuk dua ti komentoj. Momenti kur na është kërkuar dhe si na është kërkuar ka qënë shumë fyese. Se ne jemi ata që e kemi mbajtur dhe ruajtur këtë dorëshkrim, dhe nuk na është kërkuar sit e ishim pronarë të tij, por sikur ne jemi mashtrues dhe hajdutë, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Kjo ka qënë dhe arsyeja pse ne kemi refuzuar tia kthejmë dorëshkrimin Kadaresë. Dua të sqaroj dhe një pjesë se ngrihet pretendimi që cënohet e drejta e pronësisë intelektuale apo e drejta e autorit? Ky është një pretendim, absurd. Pse? Sepse nuk mund të cënohet e drejta e autorit kur libri është publikuar dhe mund të publikohet çdo moment dhe se i vetmi person që vjel frytet civile dhe ekonomike, është autori mi librit.
Avokat nëse do kishte një zgjidhje jashtë gjyqësore cila do ishte zgjidhja juaj që do ofronit?
Zgjidhja jonë, do ishte që ne jemi dakort tia dhurojmë arkivit. Por dhuruese të jetë pronarja Nexhmie Hoxha, dhe ajo të njihet nga arkivi si personi dhurues. Ne nuk duam asnjë vlerë financiare për një gjë të tillë. Absolutisht jo. Sepse ne jemi për një dhurim dhe jo për një akt shitje. Ne e bejmë këtë për një arsye, që është se ne e kemi ruajtur shumë mirë për 40 vjet me rradhë, sepse është një roman historik, ka fakte historike por ka dhe vlera letrare të padiskutueshme. Këto gjëra shtrihen në aspektin historik të kohës por edhe në aspektin e historisë së letërsisë shqiptare, për efektin e studimit etj. Ne pranojmë tia japim arkivit por jo Ismail Kadaresë, sepse Kadareja e ka dhuruar dhe është zhveshur nga pronësia me një kontratë dhurimi, për të cilin dhe ne e provojmë, që është mirënjohja ndaj Nexhmie Hoxhës.
Në rast se do vazhdojë procesi gjyqësor, cila do jetë rruga që ju do ndiqni për rrëzimin e padisë së shkrimtarit Ismail Kadare?
Ky është një gjyq parimesh dhe principesh. Ne nuk duam, dhe se me qëndrimin tonë u shprehëm në mënyrë shumë të hapur dhe ishin dakort me pranimin e masës së sigurimit, pavarësisht se gjykata e pasqyroi krejt ndryshe këtë fakt, duke thënë se ne ishin kundër. Ne realisht ishim dakort që ky dorëshkrim ti vihet arkivit. Ne provojmë me këtë gjë që nuk është një çështje pronësie që ne duam ta mbajmë për përfitime personale, por është një çështje parimesh sepse të të bëjë dikush një dhuratë dhe pas 40 vjetësh të vijë të kërkojë dhuratën mbrapsht, dhe për më tepër të të quajë mashtrues, apo epitetet që janë vënë kjo është shumë fyese. Ajo që duam ne është që publiku shqiptar dhe të gjithë ata që janë adhurues të letërsisë ta kenë të qartë që ky është një dhurim që na është bërë ne.
Gjatë gjykimit do kërkoni një ekspertim ekonomik të këtij dorëshkrimi?
Jo jo, skemi absolutisht asnjë interes ekonomik. Ne ngritëm një shkak që ka të bëjë me paregullsinë procedurale të ngritjes së padisë. Kjo paregullsi është vlerë e objektit, pasi është shumë e rëndësishme më pas. Mbi bazën e vlerës së objektit, caktohet se kush është gjykata kopetente për gjykimin e padisë, nëse do gjykohet nga një gjyqtar i vetëm apo nga një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë. Kjo është një rëndësi procedurale dhe ska të bëjë fare me një përfitim nga ana jonë. Kjo është pjesë që parashikohet nga ligji, dhe më konkretisht nga neni 154 I Kodit të Procedurës Civile. Ky nen, parashikon që vlera e padisë duhet të përcaktohet. Një gjë e tillë mungonte dhe se për këtë gjykata nuk duhet të ishte shprehur sot (dje).
(Intervista u botua në Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Gjykata "ngrin" në arkiv "Dimrin e Madh"