TIRANE- Avokati i Popullit nëpërmjet një raporti të detajuar i ka kërkuar Ministrisë së çështjeve Sociale të intesifikojë përpjekjet për të krijuar sa më parë marrëdhënie të qëndrueshme dhe funksionale me Greqinë dhe Italinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Raporti ka për qëllim arritjen e një marrëveshjeje, sa më parë nga ana e qeverisë, me shtetet në të cilat ka edhe më shumë emigrantë shqiptarë në mënyrë që atyre t’i njihet vjetërsia e punës. Duke evidentuar dy shtetet fqinje, Italinë dhe Greqinë, si vendet në të cilat është përqëndruar numri më i madh i emigrantëve, institucioni i Avokatit të Popullit ka kërkuar të përshpejtohet procesi i bashkëpunimit për të mos lënë pa pensione emigrantët që punojnë në këto vende.
Sipas këtij institucioni mbrojtja e të drejtave për emigrantët përsa u përket sigurimeve shoqërore është një detyrim ligjor për qeverinë dhe sa më shumë që të zgjasë si process, aq më shumë ul shancet e emigrantëve për të përfituar pensione. “Duke qenë se me shtetet ku numri i emigrantëve është shumë i madh, konkretisht Itali e Greqi ( mbi 500.000 shtetas shqiptarë), ende nuk ka një marrëveshje bilaterale për njohjen e vjetërsisë kontributive në vendet respektive, emigrantët shqiptarë ndjehen të diskriminuar nga legjislacioni shqiptar dhe i vendit të rezidencës ku aktualisht punojnë, e për rrjedhojë pjesa me e madhe e tyre, privohen nga përfitimi i pensioneve, duke mbetur pa mjete jetese, ndërsa kanë plotësuar moshën për pension.
Në këto kushte emigrantët shqiptarë i nënshtrohen veprimeve të të dy ligjeve veças, atij shqiptar dhe të vendit ku jeton, duke mos patur mundësi për totalizimin e dy periudhave kontributive të paguara në dy shtetet. Veprimi i ligjit brenda një territori dhe ndryshimet në legjislacionin e sigurimit shoqëror, mund të shkaktojnë probleme për ata që emigrojnë nga një shtet në tjetrin”, shkruhet në raportin e Avokatit të Popullit. Shqetësimi i ngritur nga ky institucion lidhet edhe me krizën që po kalojnë të gjithë vendet e Europës, duke evidentuar rrezikun e pallogaritshëm që u kanoset emigrantëve në kushtet kur nuk do të kenë mundësi të punojnë dhe s’do të kenë mundësi të sigurojnë të ardhura.
Avokati i Popullit thotë në raport, se ashtu siç ka deklaruar aktualisht, është arritur marrëveshja me Belgjikën për këtë çështje, ndërkohë që vazhdojnë negociatat me Hungarinë, Kanadanë, Rumaninë dhe Maqedoninë. Nëpërmjet këtyre marrëveshjeve synohet që të arrihet një barazi e emigrantëve shqiptarë me shtetasit e vendeve në të cilat ata jetojnë. Pra, kërkohet që për emigrantët të ketë të njëjtin trajtim të sigurimeve shoqërore, njësoj sikur të jetonin në vendin e tyre të origjinës.
Shkrimi u publikua sot (28.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com