TIRANE - Nëpërmjet një letre, Avokati i Popullit, Igli Totozani i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Skura, për humbjen e Shefit të Krimeve Musa Skura.
“Avokati i Popullit dhe institucioni që ai drejton, në këto momente të dhimbjes, janë me mendje dhe me zemër pranë familjarëve dhe të afërmve të shefit Skura, bashkëshortes zonjës Skura dhe tre djemve të tij”, thuhet në letrën e tij.
Gjithashtu Avokati i Popullit ka shprehur “solidaritetin dhe mbështetjen maksimale ndaj forcave të rendit, të cilat për të mbrojtur jetën e qytetarëve ju duhet të përballen çdo ditë me krimin dhe rrezikun”.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com