TIRANË - Një deklaratë ndoshta edhe pabesueshme ka ardhur nga avokati mbrojtës i dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, të akuzuar si vrasës të efektivit të RENEA –s, Ibrahim Basha, i cili ka justifikuar publikisht dhunën që policia ka ushtruar ndaj klientëve të tij.
Në deklaratën e tij pas seancës gjyqësore ku u përcaktuan masat e arrestit për dy vëllezërit, Avokati Neshat Fana tha se nga provat e paraqitura deri tani, prokuroria nuk ka mundur të faktojë dyshimet se Alikot janë autorët.
Megjithatë, i pyetur për shenjat në fytyrë të dy vëllezërve, avokati Fana u shpreh se kjo ishte një situatë e kuptueshme, pasi ata akuzohen për vrasjen e një ekfektivi të policisë. “Policia ka qenë 5 ditë në kërkim të tyre. Kur i kanë kapur ka patur një kontakt dhe një shfryrje nga ana e forcave të policisë, që është e justifikueshme”, u shpreh ai.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com