Avokati: Vrasjet i bëri shteti, Berisha është koka! 21 Janari kalon në SPAK vetëm si 'grup i strukturuar kriminal'

TIRANË - Avokati i Idajet Beqiri dhe gazetari i Shqiptarja.com Adriatik Doçi komentuan sot në studion e Report Tv mundësinë e hapjes së 21 janarit nga Prokuroria e Posaçme, Anti Korrupsion (SPAK).

Avokati Beqiri u shpreh se SPAK duhet të hapë dosjen e 21 Janarit në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Arsyetimi i Beqirit bazohet tek veprimet e ish-kryeministrit Sali Berisha pas ngjarjes, që nga ndryshimi i alibive të vrasjeve, zhdukja e pamjeve filmike, refuzimi i zbatimit të urdhër-arresteve për zinxhirin komandues të Gardës por edhe mjaft veprimeve të tjera.

Ndërsa shtoi se juristë profesionistë duhet të përgatisin një kallëzim që të firmoset nga familjarët e viktimave të 21 janarit dhe të dorëzohet në SPAK.

"Ajo ngjarje ishte e mirëorganizuar, kriminale. Vrasjet atje ishin shtetërore. I bëri shteti. Mesa ka thënë ish-kryeministri i këtij vendi ai ka marrë përsipër të gjithë këtë krim të organizuar. Dhe ai është koka e atij krimi.  Që nga dita e parë dhe deri në fund që tha do të vrisja edhe kryeministrin aktual të shtetit. Ai ka dalë e ka thënë se çfarë ka ngjarë atje. Problem është papërgjegjshmëria e organeve të drejtësisë. Ata ishin snajper. Do t’i vrisnin se s’bën. Me qëllimi e vetëm për ta mbajtur pushtetin.  Këto duan 4-5 specialistë të mirëfilltë që të ndërtojnë akuzën siç duhet. Provat i kanë dhe të çojnë çështjen për ta rishikuar në SPAK", tha avokat Beqiri.

Për gazetarin Adriatik Doçi tre janë hapat që SPAK-u duhet të marrë për të hapur dosjen e 21 Janarit janë tre. Hapi i parë është një kallëzim penal nga familjarët e viktimave, hapi i dytë është që objekt i kallëzimit të jenë edhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa hapi i tretë që ngjarje të hetohet në kuadrin e grupit të strukturuar krimi

"Janë tre mënyra për të hapur dosjen e 21 janarit. Së pari është një padi nga familjarët. Së dyti të ngrihet akuzë ndaj subjekteve që janë edhe objekt hetimi nga SPAK. Siç janë  ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Janë në listën e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që janë në kompetencë të SPAK-ut.  Dhe së treti që ngjarja të hetohet në kuadrin e grupit të strukturuar krimi duke parë të gjitha veprimet që janë bërë para, gjatë dhe pas 21 janarit", tha gazetari i Shqiptarja.com.

Ndër të tjera Doçi tha se 8 gjyqtarët që mbyllën 21 janarin sot nuk janë më pjesë e drejtësisë pasi ose janë shkarkuar ose janë vetëlarguar nga frika e Vetingut. Ndërsa shtoi më tej se disa gjyqtarë të Gjykatës së Lartë që mbyllën dosjen e 21 Janarit në 2016, u emëruan nga PD-ja në 2013.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 22/01/2020 09:06

    Per justin terzion qe mbroka vrasjet e 21 Janarit Kush protestues i 21 Janarit ,kaloi kangjellat e kryeministrise dhe u vra. Shko mer legen se PD i vuri zjarrin disa here kryeministruse dhe jo vetem nuk u vra njeri ,por as shkop gome nuk u perdor .Shteti nuk preket prandaj mbyll gojen se po flet kot

    Përgjigju
  • Justin Terzio: 22/01/2020 03:26

    Cfare drejtesie kerkoni ju more? Kudo ne bote policia te qellon per vdekje nese godet policine apo institucionet shteterore.Pse nuk e therrisni ate qe i coi atje si mish per top,Edvin Ramen?Jo 4 po edhe 400 te ishin,ata shkelen ligjin,po thuaj si nuk i kapi noi plumb ata plehrat e Rilindjes po u vrane njerez te thjeshte.Ahhhhhhhh thuaj keshtu do vuaje ai popull i shkrete

    Përgjigju
  • 21 janari: 21/01/2020 22:12

    Berishes duhet me ja rjep lekuren dhe Kina tja beje Sheqeren

    Përgjigju
    • Justin Terzio: 22/01/2020 03:28

      21 janari: edhe ti po te ishe atje do haje ndonje koqe plumbi sepse shteti nuk goditet,aq me keq te godasesh policine.Ne cdo vend te botes te qellojne si qen.Fajin kerkoja atij qe i coi atje,Edvin Rames se Sali Berishes i rruani trapin,ai zbatoi ligjin.

  • Drejtesi: 21/01/2020 22:11

    Ne rast se denohen ata qe vrane me 21 janar, a do i kthejne leket e taksapagueseve Shqiptare qe moren familjet e ketyre pas vdekjes. Ato leke ti paguaj sala me shoke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië