8 gjyqtarët që shpëtuan vrasësit e 21 Janarit sot të gjithë jashtë drejtësisë! Vetëm dy të dënuar...për pakujdesi!

TIRANE - Treshja e gjyqtarëve Agim Bendo, Ervin Metalla dhe Evjeni Sinojmeri, në shtator të vitit 2013, dënuan me vetëm vit burg ish-kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen Faik Myrtajt si dhe me 3 vjet burg Agim Llupon i akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit në protestën e 21 Janarit 2011. Ata i shpallën ‘vrasje pa dashje’ ekzekutimin e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit nga Ndrea Prendi dhe Agim Llupo në protestën e 21 Janarit 2011. Prokuroria kishte kërkuar 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon. Vrasje e dy protestuesve të tjerë Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës mbetën pa autor. Gjithashtu pa autor mbetën edhe plagosjet me armë zjarri të gjashtë protestuesve të tjerë, përfshirë edhe gazetarë. Në prill të 2016, tre vjet më vonë, Kolegji Penal pranë Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi la në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit Tiranë, duke i vënë kapak çështjes së 21 Janarit. Vendimmarrja është e paprecedentë pasi gjyqtarët pranuan provat e prokurorisë për autorët e vrasjeve, por i konsideruan vrasje nga pakujdesia, me logjikën se vrasësit nuk i njihnin viktimat e tyre. Sipas kësaj logjike, edhe terroristët që hedhin vende publik në erë, të cilët sigurisht nuk mund t’i njohin viktimat që janë vizitorë apo kalimtarë të rastit, vrasin nga pakujdesia. Por, në vendet demokratike personat që hapin zjarr nga një apo shumë njerëzve, pavarësisht nëse i njohin apo jo, dënohen si vrarës apo terroristë. Po çfarë ka ndodhur me tetë gjyqtarët që shpëtuan vrasësit e 21 Janarit? Si u përballën ata me Vetingut? Cili është sot fati i tyre?

-Treshja e Apelit që i konsideroi vrasjet si vrasje pa dashje

1.            Agim Bendo, dha dorëheqjen nga drejtësia si dhe u ‘sëmur’ para se të përballej me Vetingun.

2.            Ervin Metalla, i shkarkuar në të dy shkallët e Vetingut për fshehje pasurie dhe përfitim të padrejtë të një kredie të butë.

3.            Evjeni Sinojmeri, e larguar me leje dyvjeçare nga drejtësia, në proces verifikimi nga Komisioni i Vetingut.

-Pesëshja e Gjykatës së Lartë që vulosi vendimin e treshes së apelit

1.            Edmond Islamaj, i shkarkuar me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë e Vetingut, për probleme me pasurinë.

2.            Artan Zeneli, i shkarkuar nga të dy shkallët e Vetingut, për probleme me pasurinë.

3.            Shkëlzen Selimi, i shkarkuar detyra për kontakte të papërshtatshme me krimin.

4.            Aleksandër Muskaj, i larguar nga Gjykata e Lartë dhe drejtësia, edhe pse mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej siç bëri Ardian Dvorani.

5.            Guxim Zenelaj, i larguar nga Gjykata e Lartë dhe drejtësia, edhe pse mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:25
Gardistët u dënuan vetëm për pakujdesi...9 vjet më pas, 21 Janari, ende në Gjykatën e Lartë!

Ndëshkimi i autorëve direktë të vrasjes së katër demonstruesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 janar 2011 është një shembull i qartë i kapjes së drejtësisë nga politika. Ndonëse Prokuroria kërkoi dënimin e kreut të Gardës së Republikës dhe pesë gardistëve të tjerë për shpërdorim detyre me pasoja të rënda, Gjykata e Apelit mori vendimin përfundimtar duke dënuar vetëm Ndrea Prendin me një vit dhe Agron Llupon me tre vjet burg.

Që në ditët e para, ish-kryeministri Sali Berisha u angazhua direkt dhe publikisht në mbrojtjen e autorëve të krimit, duke strehuar në Kryeministri të kërkuarit ngë Prokuroria, duke sulmuar ish-presidentin Bamir Topi dhe ish-kryeprokuroren Ina Rama. Sipas organit të Akuzës, vepra penale ishte kryer me dashje dhe jo nga pakujdesia. Por cilësimi që i bëri gjykata e Apelit ishte i tillë, që u kalua në një dënim shumë më të butë, sepse vrasja u cilësua si e bërë nga pakujdesia. Në këto raste, dënimi maksimal është 5 vjet burgim, ndërkohë që vendimi ishte nga një deri në tre vjet.

Gjykata cilësoi si rrethana lehtësuese faktin se gardistët po mbronin godinën e kryeministrisë nga një sulm i dhunshëm dhe se veprimi i tyre ishte në tejkalim të detyrës, vetëm përsa i përket viktimave, të cilët sipas gjykatës ishin paqësorë. Ky interpretim cilësohet nga ekspertët si krejtësisht anormal, duke qenë se mungesa e këtij kujdesi nga punonjësit e Gardës nuk solli një plagosje pa dashje, por u vranë njëri pas tjetrit 4 persona, të cilët nuk rrezikonin aspak as jetën e gardistëve dhe as godinën e Kryeministrisë . Në këtë rast, organi i akuzës kishte të drejtë duke preternduar se vrasjet ishin kryer me dashje indirekte.  Për vrasjen e Hekuran Dedës, Faik Myrtajt, Ziver Veizit dhe Aleks Nikës Prokuroria kërkoi dënimin e të akuzuarve me 23 vjet dhe 25 vjet burgim respektivisht.

Në vitin 2013 Gjykata e Apelit dha dënimin me një vit burgim për ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe dënimin me 3 vjet burgim për ish-gardistin Agim Llupo që u dënuan për vrasje nga pakujdesia. Ndërkohë, shoferi i ish-komandantit, Margarit Kume u shpall i pafajshëm.

Gjykata e Lartë rrëzoi në vitin 2016 rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme, për “21 Janarin”, për dënimin me 23 vjet burgim për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon, duke mos pranuar të nisë gjykim për çështjen. Çështjen e ka pushuar përfundimisht gjyqtari Tom Ndreca, duke mbyllur dosjen dhe duke lënë në fuqi vendimet e Apelit.

Ndërkohë, shteti ka paguar për familjet e viktimave disa qindra milionë lekë dëmshpërblim. Edhe për këtë detyrim, gjykatat kanë shfajësuar gardistët.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • naimi: 21/01/2020 19:57

    MALOKE TE POSHTER,,,,JU JENI KRIMINELE TE NDYRE,dhe hajdute,,,E KENI NE GJAK KRIMIN U MALLKOFSHI ME SOJ E SORROLLOP,,,MALLKUAR QOFTE AI QE JU LEJOI TE ZBRISNI NGA MALET SI KAFSHE,,,VRATE 4 BIJ NENASH,,DIKUSH THOTE [LUBONJA] SE KA FAJ DHE PS QE I COI NJEREZIT ATJE,,,PO MIRE MOR LUBONJA MOR HAJVAN PO ARMET KUSH I KISHTE,,,,PRANDAJ MOS FOL SI HAJVAN,,,AI QE KA ARMET ,,,NUK I ZBRAS NDAJ POPULLIT,,...

    Përgjigju
  • Liku: 21/01/2020 15:25

    Mos perkrahni gjyqtaret kriminele te shkojne para drejtesise dhe te marrin denimin e merituar

    Përgjigju
  • shqip: 21/01/2020 13:48

    E po ai gardisti qe qelloi u be kryetar PS ne Burrel. hahaha kaq budallej jeni sa mendoni qe do vendoset drejtesia ne kete vend. Pritni pritni se skeni pare asgje akoma. Mos turfulloni kur " drejtesine " do e keni ne dere te shtepise.

    Përgjigju
  • peoples: 21/01/2020 13:16

    Keta kriminele...jo gjyqtare duhet te shkoje ne BURG.

    Përgjigju
  • Gjinokaster: 21/01/2020 13:02

    Keni harruar dhe Cim Mustafen qe vazhdon ben kerdine me Hajdarin ne trup gjykimi. Nderkohe qe edhe ne Gjinokaster ka bere kerdine me shtetesite greke

    Përgjigju
    • Qifkulla: 21/01/2020 15:35

      Oreee spiuun

  • redi: 21/01/2020 12:34

    Drejtesia e vertete nuk i trembet vetingut dhe e kunderra ndodh me gjykates dhe prokurire qe vendimet i bazuan nen urdherat politike . 21 Janari mund te ishte evituar, por ndodhi ajo qe spritej ,u vrane kater qytetar te pafajshem

    Përgjigju
  • Populli: 21/01/2020 12:28

    Si nuk ju vjen turp perdorni fatkeqesite per perfitimet tuaja 9 vjet kaluan ngs dita e zeze e 21 Janarit a jane marre te pandehur shkaktaret e kesaj masakre? Lulzim Basha merret si i pandehur per lobimin rus jo si vrases Fatmir Mediu doli i pafajshen sikur nuk vrau 26 vete ne Gerdec po ashtu Sali Berisha siķur s'ka bere asgje del neper media kercenon per lufte civile.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion