NGJARJE KRYESORE
UASHINGTON/MONTREUX/TEHERAN/JERUSALEM - Vazhdojnë reagimet pas fjalimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu para Kongresit amerikan ku ai dënoi marrëveshjen gjatë negociatave për programin bërthamor iranian.
MONTRO (Zvicër) - Dita e fundit e diskutimeve mes shefave të diplomacisë iraniane dhe amerikane për programin bërthamor të Teheranit para nisjes për në Arabinë Saudite të John Kerryt. Diskutimet në nivel ekspertësh vazhdojnë deri në fund të javës.
KIEV/DONETSK (Ukrainë) - Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko pret për herë të parë kryeministrin italian, Matteo Renzi.
HAVANË - Bashkimi Evropian dhe Kuba rifillojnë negociatat, parashikuar në dy ditë, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve të tyre dy muaj e gjysmë pas një afrimi historik mes Kubës dhe SHBA-së.
TË TJERA
PARIS - Ndërmjetësuesi i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura takon shefin e diplomacisë franceze, Laurent Fabius, një ditë para një takimi të presidentin francez, François Hollande me presidentin e koalicionit kombëtar sirian, Khaled Hoja.
BEJRUT - Zëvendësekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Valerie Amos takon kryeministrin libanez, Tammam Salam dhe ministren e Çështjeve Sociale, Rachid Derbas për të diskutuar për refugjatët sirianë në Liban.
BRUKSEL/ATHINË - Kancelarja gjermane, Angela Merkel shkon në Bruksel për bisedime me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përqendruar në krizën e borxhit të Greqisë.
LONDËR - Konferencë shtypi e Organizatës Ndërkombëtare Detare (OMI).
UASHINGTON - Sekretari i ri i Mbrojtjes, Ashton Carter dëshmon para një komisioni parlamentar për buxhetin e Pentagonit./
/ec/