Azgan Haklaj zbulon 'planin e Berishës': Do rrëzohej Basha, që të vinte Argita në krye të PD! U hartua në 2021-in

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratik Azgan Haklaj, në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv thotë se plani i Sali Berishës ka qenë të rrëzojë Lulzim Bashën dhe në krye të PD-së të caktojë vajzën e tij Argitën.

Haklaj tha se ky plan i Berishën në bashkëpunim edhe me Metën është hartuar në zgjedhjet parlamentare të 2021.

‘Pasi Meta Kryemadhi i kërkoi 25-30 mandate Basha nuk ju përgjigj, bën skenarin e dytë dolën vetëm dhe të marrin sa më shumë mandate. Karrigia e kryeministrit Basha në 2021 i është vjedhur. Kishin dy skenarë nëse nuk e shmangnin dot Bashën si kryeministër do të kishin nevojën për Partinë e Lirisë, atëherë do të ishte ministër i Brendshëm Meta dhe me ministre e Jashtme Argita. Në një kohë të shkurtër do të bënte mocion mosbesimi. Kjo nuk ndodhi, ky ishte plani i Berishës. Në 2013 Berisha ka menduar se do ta përdorë Bashën. Ka pasur edhe një skenar tjetër që ta bënte të ndjerin Bujar nishani kryetar partie dhe Argitën kryeministre. Ka pasur qëllim që ta bëjë partinë familjare. Skenari i Berishës është se pasi ta humbë mandatin, pas blindimit që i ka bërë Nikolla dhe pas këtij momenti do të shfaqet Argita.’- tha Haklaj për gazetarin Arbër Hitaj.

Duke komentuar takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë, Haklaj tha se kryeministri po e përdor turin që të bëjë fushatë.

‘Ishin 19 kryebashkiakë dhe madje edhe klientë të SPAK në këtë takim. Këtë tur do ta përdori më u thonë shqiptarëve se ja sa më duan shqiptarët në botë. Do të përdorë nacionalizmin dhe do të abuzojë me besimin fetar. Meta nga ana tjetër po përpiqet që të rrëmbejë bektashizmin. Të abuzosh me besimin me gjendjen patriotike është krim.’- tha Haklaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:18
Haklaj: Ilir Meta ndihmoi Gruevskin të arratisej

 

Azgan Haklaj anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, tha në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, se Ilir Meta ka ndihmuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski që të arratisej nga vendi.

‘Meta shoqëroi me makinë Gruveskin në Malin e Zi. Ka takuar Gruveskin, s’ka siguruar dot azil politik.’- tha Haklaj.

Nikola Gruevski, është dënuar me burg në Maqedoninë e Veriut, por është strehuar nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, në Hungari.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eiri: 19/05/2024 12:49

    Tani po e gjete. Ik bashke me Bashen dhe mos dil me ne televizor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë