Azilkërkuesit, vendet ku kanë
aplikuar shqiptarët për azil

Të dhënat e Komisionit Evropian tregojnë se 185 mijë njerëz kanë aplikuar për azil në BE në tre muajt e parë të këtij viti. Nga këto, thuajse 50 mijë janë nga Kosova.
 
Pavarësisht panikut që Britania e Madhe ka nga emigrantët, në këtë vend janë dorëzuar vetëm 4% të këtyre aplikimeve.
 
Vendi me numrin më të mëdha të kërkesave është Gjermania, ku mbi 73 mijë njerëz kanë kërkuar azil në këtë vend.
 
Në vend të dytë vjen Hungaria me mbi 32 mijë kërkesa, kurse në vend të tretë është Italia me 15 mijë.
 
Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e azilkërkuesve kanë dorëzuar kërkesë në Gjermani dhe Hungari.
 
azil
(Përqindja e azilkërkueve sipas shteteve)

Në total për tre muaj e parë të vitit 2015, shqiptarët përbëjnë 4% të aplikuesve për azil. Në vend të parë janë shqiptarët nga Kosova që përbëjnë 26% të kërkesave. Më pas vijnë sirianët dhe afganët.
 
Dy vendet më të preferuara nga shqiptarët janë Gjermania dhe Irlanda.
 
azil
Në Gjermani, vetëm në tre muajt e parë të vitit 2015 kanë dorëzuar kërkesë për azil 6 290 persona. Në vend të parë janë shqiptarët nga Kosova (21 095).
Ndërsa në Irlandë, shqiptarët nga Shqipëria përbëjnë vendin e tretë nga kanë ardhur kërkesat më të shumta për azil edhe pse janë vetëm 40 kërkesa.
 
Vendet ku shqiptarët e Kosovës kanë kërkuar më shumë azil janë Hungaria (22 800), Gjermania (21 100), Austri (2 050) dhe Franca (1 535).

Raporti i EUROSTAT:

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti