Azilkërkuesit, Eurostat: Për 2015
aplikuan 480 të mitur shqiptarë
Sipas të dhënave të Eurostat janë 90 mijë të mitur që kanë marrë rrugët e Europës në kërkim të azilit vetëm për vitin 2015
Sipas të dhënave të publikuar këtë të hënë në Eurostat janë 90 mijë të miturit nga e gjithë bota që kanë marrë rrugët e Europës në kërkim të azilit vetëm për vitin 2015. Pak më shumë se gjysma e tyre janë afganët. Nga Shqipëria sipas raportit për 2015 kanë aplikuar 455 shqiptarë të mitur drejt Britanisë së Madhe, 10 drejt Irlandës dhe 15 drejt Luksenburgut.
Më shumë se një milion banorë iu larguan luftrave dhe varfërisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën veriore, me synimin për të gjetur strehë në Europë gjatë vitit të kaluar. E teksa kjo shifër është thuajse dyfishi i atyre të para dy viteve, pra vitit 2014, numri i të miturve të pashoqëruar është katërfishuar, siç mësohet nga shifrat e agjencisë europiane “Eurostat”.
Të miturit përbënin rreth një të tretën e 1,26 milionë aplikimeve të para për azil, të dorëzuara në shtetet e Bashkimit Europian vitin e kaluar.
Vendet e BE-së janë futur në një ngërç për shkak të mosmarrëveshjeve sesi ta zgjidhin këtë krizë emigracioni në Europë, më e rënda që prej Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që edhe ndjenjat antiemigracion janë rritur së tepërmi, e këtu nuk bëjnë përjashtim vendet që tradicionalisht kanë qenë bujarë sa i përket ndihmës së njerëzve që vinin me statusin e refugjatit.
Në vitin 2015
shkruan Raporti një shumicë e konsiderueshme e të miturve të pashoqëruar ishin meshkuj ( 91 % ) më shumë se gjysma ishin të moshës 16 deri në 17 kurse ata të moshës 14 deri 15 llogariten për 29% ( 25 800 persona ).
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22