TIRANË – 51 shqiptarë të cilëve u është refuzuar statusi i azilit në vendet e BE-së janë riatdhesuar sot në Tiranë. Shqiptarët janë kthyer nëpërmjet një fluturimi “Charter Frontex”. Këta shtetas janë penalizuar për 3 deri në 5 vjet të mos hyjnë në hapësirën vendeve të Shengenit.
Të riatdhesuarit janë 25 nga Franca, 18 nga Gjermania dhe 8 nga Belgjika. Ata shoqëroheshin nga eskorta e sigurisë e përbërë tërësisht nga Delta Forcë Vlorë.
Pavarësisht se riatdhesimet vazhdojnë dhe vendet e BE-së kanë bërë të qartë se, qytetarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të fitojnë statusin e azilantit, shqiptarët vazhdojnë të largohen.
Në një raport të fundit të EUROSTAT thuhet se për 3-mujorin e dytë të vitit 2015 rezulton se, gjatë kësaj periudhe 17 700 shqiptarë kanë kërkuar azil në BE.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com