Azilkërkuesja shqiptare sjell
në jetë katërnjakë në Gjermani

Mediet kryesore gjermane kanë shkruar sot për një lajm të veçantë.

Bëhet fjalë për një shqiptare e cila ka lindur katërnjakë.

26-vjeçarja shqiptare, e cila ndodhet si azilkërkuese në Gjermani solli në jetë tri vajza dhe një djalë.

gjermani

Të vegjlit e Oltjana Koçit dhe Vebi Ketës, duhet të qëndrojnë minimumi 8 javë në spital.

Ata peshojnë nga 1200 deri në 1655 gramë dhe quhen Olivia, Amelia, Xhesika dhe Frederik.

Çifti shkoi në Gjermani në korrik me qëllim për të marrë statusin e azilantit.

gjermani

Babai 36-vjeçar duke folur për mediet gjermane thotë se në Shqipëri shërbimi mjekësor nuk është kaq i mirë.
 
gjermaniq

Sipas Zyrës Federale të Statistikave në Gjermania më shumë se 682 mijë fëmijë kanë lindur gjatë vitit 2013, ku 12 355 janë binjakë dhe 230 trinjakë.

Kurse vetëm në pesë raste ka pasur katërnjakë ndërsa vetëm në një rast pesënjakë.

fdfsdf

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Emergjencat Civile: Makina me 3 persona bllokohet në Qafën e Murrizit! Ambulanca në vendngjarje

Moti i keq, Emergjencat Civile: Makina me 3 persona bllokohet në Qafën e Murrizit! Ambulanca në vendngjarje