Një indian 96-vjeçar është bërë baba duke thyer kështu rekordin e vendosur po nga ai.
Ramajit Raghay, i cili banon në Haryana ka deklaruar se ka thyer rekordin e vendosur më parë nga vetë ai, duke u kthyer kështu në babain më plak në botë.
96-vjeçari, i cili jeton në fshatin Kharlhoda kishte tërhequr dhe më parë vëmendjen e mediave kur në fund të vitit 2010, ka treguar se është bërë baba.
Pas lindjes së fëmijës nga gruaja e tij 52 vjeçare, mjekët kanë deklaruar se foshnja gëzon shëndet të plotë dhe që tashmë jeton në shtëpi me prindërit të tij.
Mësohet se 96-vjeçari ka arritur të kalojë edhe një indian tjetër, i cili në vitin 2007 dhe në moshën 90 vjeçare ka lindur fëmijën e tij të 21-të.
Pas thyerjes së këtij rekordi indiani ka deklaruar se do të ndalet me kaq dhe se nuk do të shtoj më tej numrin e fëmijëve të tij.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com