Babagjyshi i penduar:Ja si
e vodhëm me Kupën floririn

Babagjyshi i penduar:Ja si<br />e vodhëm me Kupën floririn
Aktiviteti i babagjyshërve që u bënë “hit” në internet teksa vidhnin nën presionin e armës një argjendari në ambjentet e një qëndre biznesi, është zbuluar nga dëshmia e të penduarit të grupit, shtetasit Agustin Sula. Sipas dëshmisë së tij dhënë para prokurorit Bensik Muçi, në vjedhjen e argjendari “Gelosia”, kanë marrë pjesë të pandehurit Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetrin dhe Julian Qerushi, të cilët kanë marrë një sasi të konsiderueshme floriri. Sipas rëfimit të tij,disa ditë para vjedhjes ai dhe Ilir Kupa i kanë vjedhur me armë duke i shkaktuar dhe plagosjën e lehtë shtetasit Shefqet Kajmaku mjetin tip Benz me targa TR xxxx R  në fshatin Prezë në datë 18/12/2013.

Konkretisht ata kanë shkuar tek karburanti me një mjet tip Alfa që e kana lënë rreth i km larg.Pasi e kanë takuar shtetasin Shefqet Kajmaku nën pretekstin se kishin një bisedë nën kërcënimin e armës i kanë marrë çelësat e mjetit dhe janë larguar. Para se të largohej shtetasi nën hetim Ilit Kupa e ka qëlluar me armë shtetasin Shefqet Kajmaku duke e plagosur në këmbë.Mjetin e vjedhur e kanë parkuar në ambjentet e biznesit të Fatmir Pjetrit prapa Qëndrës Tregtare Univers. Më pas ata kanë parë që qarkullim në Tiranë një mjet tip Benz i njëjtë me mjetin e vjedhur me targa AA xxx FY dhe kanë pregatitur një palë targa fallco si të këtij mjejti dhe ia kanë vendosr mjetit të vjedhur.

Si hymë me armë në TEG
E kishim bërë plan që në TEG do të hynin të veshur si babagjyshë të vitit të ri për tu kamufluar dhe mos u mbuluar me maska të zakonshme por duke u përshtatur me dekorin e festave. Ditën e vjedhjes jemi nisur nga banesa e Fatmir Pjetrit që ndodhej në Shkozë me dy mjete. Agustini me Ilirin tek mjeti benz i vjedhur në Prezë ndërsa Fatmiri me Juliani me një mjet tjetër të cilin e lanë të parkuar rrugës për të TEG-u.Pikërisht këtë mjet që e kishte parkuar Fatmiri me Julianin e merr Juli pas ngjarjes dhe vjen nga pas nesh tek vendi ku parkuam mjetin, në një arrë.Me vetë kishim pasur 2 armë kallashnikovë që i mbanin Fatmiri e Iliri dhe 2 pistoleta që i kanë mbajtur Agustini e Julaini. E kemi lënë mjetin parkuar hapur dhe të katër jemi futur brenda dyshe dyshe. Fatmiri dhe Iliri para dhe Agustini e Juliani pas rreth 5-6 larg.Fatmiri dhe Iliri kishin një çantë të madhe ku kishin armët dhe Agustini e Juliani kishim nga një çantë të palosur në sqetull dhe armët në brez. Jemi futur brenga në dyqan, kemi nxjerrë armët dhe kemi filluar të fusim florinin në çanta.  Fatmiri ruante me armë në dorë ndërsa Agustini, Julian dhe Iliri futnin floririn në çanta. Gjatë kësaj kohe kanë hapur dhe sitarë të brendëshëm për të marrë jo vetëm flori por dhe lekë. E kishim lënë që do të qëndronin një kohë të caktuar dhe do të largoheshim në momentin që Fatmiri tu thoshte për të dalë”-shprehet i penduari i bandës. Ndërkohë që tre autorët ishim brenda duke mbledhur sendet Fatmiri u ka thirrur të ikin. Kanë dalë nga dyqani i pari Juli, më pas Agustini dhe në fund Iliri. Tek dera e jashtme e qëndrës tregtare Fatmiri, Iliri dhe Iliri kanë dalë para dhe Agustini i fundit.

Humbja e çelësave në sedilje
Më tej i penduari Agustin Sula tregon se ku kanë shkuar në mjet Fatmirit i ranë çelast midis dy sediljeve. Në këtë moment Iliri ka dalë nga makina dhe tha që ka ardhur policia, ka ndaluar diku nga drejtimi nga vjen autobuzi dhe tentori të qëllojë me qrmë në ajër.  Automatiku nuk shkrepi dhe Iliri hodhi fishëkun e parë po përsëri nuk u shpkrep  Më pas hodhi armën në mjet dhe mori automatikun tjetër që mbante Fatmiri dhe qëlloi tre katër herë në ajër për të trembur njerëzit dhe krijuar kohë Fatmirit për të gjetur çelsat.  Më pas Fatmiri gjeti çelsat dhe e ndezi mjetin dhe u larguan rrugës në të djathtë te TEG-ut, për në drejtim të Farkës nga kishin erdhur.

Ndarja e fitimit nga 12 mijë euro
Rrugës pasi u larguan nga TEG-u në një momet përballë ka qënë një mjet që tentoi të  bllokonte rrugën por ata iu shmangën duke kaluar anës rrugës dhe ecëm drejt. Mjeti ka ndaluar në një vend tip arrë duke dalë nga rruga kryesore. Juliani ka zbritur nga benzi dhe ka marrë mjetin që e kishin lënë më fatmirin para vjedhjes. Pasi ka zbritur nga mjeti shtetasi nën hetim Agustin Sula i ka vënë flakën mjetit tip Benz, me kapuçin e babagjyshit që kishtë me vete, pasi e ka spërkatur me benzinë. Nga flaka është dëmtuar dhe vetë pasi ishte spërkatur me benzinë në trup dhe duar duke i marrë shalli dhe dorezat zjarr dhe shkaktuar disa dëmtime të lehta.”Kami shkuar tek shtëpia e Fatmirit në Shkozë. Dy kallashnikovët i morri Juli, që i kishet sjellë, pistoleta që kishte Juli, ishte e Hajdarit ndërsa Agustini mbajti pistoletën e tij. Rrobat e babagjyshit i morri Fatmiri për ti djegur. Kemi peshuar sendet tek shtëpia dhe ishin rreth 4 kg e pak. Secili nga ne ka mbajtur disa nga bizhuteritë e vjedhura. Pjesën tjetër e ka marrë Fatmiri i cili pas shitjes, na ka dhënë nga 12.000 euro.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës

Plarent Ndreca mbledh vetëm me anëtarët e PS Komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Miraton planin hetimor, rrëzon të opozitës