Babai denoncon zhdukjen e djalit të tij 30-vjeçar, 24 vjeçari dhunon të dashurën! 6 të prangosur në Tiranë

Babai denoncon zhdukjen e djalit të tij 30-vjeçar, 24 vjeçari dhunon të dashurën! 6 të prangosur në Tiranë

Policia e Tiranes

6 persona janë arrestuar 24 orët e fundit në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Kështu është prangosur A. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij. Ndërkohë që nga komisariati i Policisë Nr. 3 në kryeqytet u ndalua në flagrancë N. B., 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjithashtu një baba ka denoncuar zhdukjen e djalit të tij 30-vjeçar. ‘Më datë 21.05.2022, shtetasi H. S., 59 vjeç, banues në Bathore, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, djali i tij, shtetasi U. S., 30 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

-  I. H., 21 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar pasi ka qenë duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, ndërsa N. M., 35 vjeç, ka qenë në timon në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi L. Sh., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut