“Na jemi duke vdek për bukë, me pension tim jemi duke jetu, e ai të merret me gjëra të tilla. Më ka mbetur dera mbyllur. Sameti ka jetuar gati 20 vjet në Itali, por është kthyer para dy viteve, pasi s’ka pas më punë atje. Ai rrallë ka dal edhe deri në Han të Elezit”. Kjo është deklarata e babait të Samet Imishitit, kosovarit që u arrestua mëngjesin e së martës nga forcat speciale të Kosovës. Në pranga ka përfunduar edhe djali tjetër i tij, Ismail Imishiti i arrestuar në Bershia të Italisë. 

Vëllai i tretë i Samet Imishitit: Ai nuk është terrorist
Ndërkohë djali i tretë i familjes Imishiti, i cili jeton në Itali ka deklaruar se vëllezërit e tij nuk janë terroristë. Kanali televiziv “Tgcom 24”  ka publikuar një video, ku gazetari Enrico Fedoçi është kërcënuar nga vëllai i tretë i kosovarit Samet Imishiti teksa është përpjekur të bëjë një intervistë me të.
 
“Largohuni, ose do t’ju rrah për vdekje”. Me këto fjalë i është drejtuar ai gazetarit italian. Pas kërcënimit ai ka shtuar:  “Nuk dua të flas për vëllain tim. Unë jam një person i lirë dhe mund t’ju garantoj për atë. Është një djalë që punon çdo ditë nga ora 5 e mëngjesit deri në 6 të darkës”
 
Sipas hetimeve grupi propagandonte prirjet ekstremiste. Që të katërt të arrestuarit janë mbajtur nën vëzhgim dhe ndjekje prej më shumë se një viti dhe, sipas të dhënave të para që vijnë nga Italia, shqiptarët mbanin lidhje të vazhdueshme me anë të rrjeteve sociale deri edhe me Lavdërim Muhaxherin. 
 
Përgjimet e ceculës terroriste: Lavdrim Muhaxheri , shpirti i Sheriatit
Policia italiane ka publikuar përgjimet e 3 kosovarëve dhe shtetasit maqedonas që u arrestuan të martën gjatë operacionit  “Van Dam” të kryer njëkohësisht në Kosovë dhe Itali.

Biseda e përgjuar nga Policia italiane në internet
“1-Do të shkoj te Lavdrimi nesër (Muhaxheri) nëse Allahu do, pasi jam i trishtuar e e shoh se ai ndjehet keq e Allah ta mbroj se Ai është shpirti i Sheriatit.
1- Allahu është i Madh
2- Bëji të fala nga unë, mos harro
1- Do t’i bëj vëlla, të fala ke dhe ti..”
1-Se Allahu do e ti je i mirë vetëm për në front, hajde këtu për Bajram e të shkojmë në parajsë, do të kënaqemi vëlla, hajde nëse Allahu do.”

Biseda tjetër online pas sulmeve në Francë.
“Zoti shkatërroftë Francën o Zot, që deri dje avionët e saj kanë lëshuar mbi Siri karamele…”
“Allahu është i madh, se Zoti do nesër 1500 të tjerë…”

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)