Pas arrestimit të kryebashkiakut Fran Frrokaj me akuzën e grabitjes së pronave përmes tjetërsimit dhe falsifikimit të dokumenteve, në mediat online prej ditës së djeshme po qarkullon një lajm që babai i Kryeprokurores Arta Marku punon pranë bashkisë së Lezhës, si inxhinier në një nga ndërmarrjet e institucionit.

Por burime për REPORT TV afër Kryeprokurores Arta Marku sqarojnë se babai i saj, Ndrec Marku,  nuk ka punuar kurrë në bashkinë e Lezhës. Po sipas të njëjtave burime, babai i shefes së institucionit të akuzës shqiptare ka qenë teknik i mesëm dhe jo inxhinier dhe se ka shumë vjet që ka dalë në pension. 

d.b/shqiptarja.com