"Babai që nuk e pata", copëza
kujtimesh me Bujar Lakon

kujtimesh me Bujar Lakon">
Ndarja nga jeta e artistit Bujar Lako ka prekur miq, familjarë e adhurues të shumtë të tij, por Anita Likmeta në një mënyrë tepër speciale ka sjellë disa copëza kujtimesh.
 
Në formën e një ditari Lako ka treguar takimin e parë me Bujar Lakon apo Bujon siç ai dëshironte ta quanin në blogun e saj. “Babai që kurrë nuk pata” e cilëson Lakon Anita.
 
“Alo? Përshëndetje Anita.”

Mirëmëngjesi Zoti Lako, kënaqësi të bisedoj me ju.

“Më quaj Bujo të lutem. Lexova tekstin tënd dhe më pëlqeu shumë. Nuk kisha si të mos e doja personazhin e Ibrahimit, rolin që ti ke zgjedhur për mua. Atëherë shihemi në orën 8, do vi të të marr në aeroport. Makina ime është e vogël, të shqetësoj nëse vi me të?”

Jo, ç’është ajo fjalë, përkundrazi, faleminderit shumë për disponibilitetin.


E premte, 8 qershor pas 15 vitesh që e kisha lënë vendin vendosa të kthehesha në Shqipëri. Zemra po më dilte nga kraharori kur zbrita në aeroport dhe mezi po ecja. Pastaj me valixhen time të vogël shkova drejt daljes.

“Ja ku është karta e identitetit, i thashë policit. Ai më shikon dhe buzëqesh. Pastaj me një zë të qetë më thotë “Mirëse u riktheve zonjushë Likmeta." 


Pashë në hollin e aeroportit, asnjë fytyrë e njohur. “Anita jam këtu, ktheje kokën”, dëgjova një zë të bukur të më thërriste. Ishte Bujar Lako. Më dha një përqafim prindëror, por unë ende isha e ndrojtur sepse ende nuk po e besoja që isha kthyer në vendin prej të cilit u arratisa para shumë vitesh.

Bujo, faleminderit që erdhe më more në aeroport, je shumë i sjellshëm.

“Nuk do të të lija vetëm”,
tha ai dhe unë gjithnjë e më e ndrojtur buzëqesha dhe më pas u ula në makinën e tij ngjyrë portokalli.

Rrugës për në Tiranë, nga dritarja shikoja që gjithçka kishte ndryshuar. “Ka ndryshuar? Nuk është më siç e mban ti ma merr mendja”, më thotë ai. Me lot në sy i them që po.
Pastaj ai më vë dorën në kokë, ashtu siç bëjnë baballarët me fëmijët, babai që unë s'e pata kurrë. Qëndron në qetësi duke pritur që unë të them, diçka.

“ Më dhemb zemra të të shoh kështu. Hajde se sonte do të çoj të hash gatim shqiptar, kuzhinën italiane shijoje kur të rikthesh prapë në Romë”.


Arritëm në Tiranë dhe u ulëm për të pirë diçka. Bujo mori një suko frutash, të njëjtën porosita edhe unë.

“ Më thuaj pak, sapo je kthyer nga Franca, je duke u diplomuar, më kanë thënë gjëra të mira për ty”, më tha duke buzëqeshur.

Bëj atë që më pëlqen, nuk është gjithmonë e lehtë. 

“Shiko, ky është i madhi Dritan Huqi, një producent të cilin e vlerësoj shumë”,
tha Bujo shumë krenar për mikun e tij.

“Dritan duhet të shohësh skenarin e Anitës. Do të jetë një film i mrekullueshëm. Roli im do të jetë ai i gjyshit të fëmijës protagonist. Anita na lexo një pjesë të skenarit, të lutem.”

Hapa skenarin dhe lexova skenën finale të filmit që është një monolog. Kaluan rreth 5 minuta duke lexuar dhe kur ngrita kokën shoh që Bujo i kishte sytë të mbushur me lot.

Pastaj në Tiranë ra mbrëmja. E shtunë, qershor 2012. Është ora 7 e mëngjesit dhe unë jam në barin e hotelit për të ngrënë mëngjes. Bujo vjen aty, kishte sjellë me vetë një libër voluminoz.

“Shiko ky është një libër që kanë publikuar, tregohet e gjithë karriera ime”, thotë ai ndërsa e firmos.
 
Bëjmë kështu, po shkruaj edhe unë diçka këtu sepse dua ta mbaj mend gjithmonë këtë ditë, i them atij dhe nis të shkruaj.


Më pas me Bujon pamë disa vende të Tiranës. “Mendoj se ka ende shumë për të bërë në Shqipëri. Personalisht besoj se diaspora do të mund të bëjë shumë për Shqipërinë. Unë mendoj se Shqipëria do të luajë gjithmonë një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme”, tha Bujo.

Nuk është e lehtë për mua të mendoj kthimin, ashtu besoj se është edhe për të tjerët. Secili ka ndërtuar një jetë larg këtij vendi dhe është traumatike për mua të rikthehem sërish. Kam investuar gjithë jetën të integrohem në Itali,
i thashë atij.

Dita vazhdoi me diskutime të nxehta politike dhe histori të aktorëve të mëdhenj. Pastaj Bujo bindi mikun e tij Dritanin të na shoqëronte në fshatin ku kam lindur, shkuam në Maminas.

Më tej shkuam në Durrës dhe dalë-ngadalë erdhi momenti për t’u kthyer sërish në Itali. U përshëndetëm me Bujon që më shoqëroi deri në hotel dhe më pas shkova për të fjetur.

Ra alarmi në orën 5 të mëngjesit, telefonova një taksi që të më çonte në aeroport. Më vjen një mesazh në celular:

“E dashur Anita, faleminderit që erdhe deri këtu. Kam vlerësuar çdo moment që kemi kaluar së bashku këto ditë. Të lexuarit e skenarit tënd më ka bërë të kuptoj se çfarë njeriu je. Je vajza që çdo baba do të donte të kishte. Je e zonja, e talentuar dhe plot dritë. Mos ndrysho kurrë. Secili prej nesh ka demonët e tij për të luftuar , por të lutem si një baba, mos e lë kurrë jetën të të vështirësohet. Vazhdo lufto sepse gjithçka do të shkojë mirë.”

Rrugë të mbarë Bujo dhe faleminderit që në këto vite ke qenë për mua babai që nuk e pata kurrë.

anita likmeta

bujar lako
  Bujar Lako 2012, fotografia nga Anita Likmeta


*Shkrim i botuar në blogun e Anita Likmeta, përshtati shqip, Shqiptarja.com

https://anita.tv/2016/12/27/bujar-lako-quel-padre-che-non-ho-avuto/

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre