Në kërkim të Agim Lamit, zhduket pas konflikteve të pronësisë me të afërmit

Agim Lami është babai i katër i fëmijëve. Doli nga shtëpia me një pasaportë dhe u tha familjarëve se do të ikte në Komunë. Kaq mjaftoi që për Agimin të mos kishte asnjë të dhënë tjetër. Familja jetonte në Mazrek të Kasharit. Fëmijët rriteshin dhe prindërit punon. Ishte një familje e qetë edhe pse mes sakrificava të mëdha i duhej të përballonin jetesën.

Deri kur në vitet 1992-1993 lindën konfliktet për ceshtje pronësie, për familjen Lami filluan shqetësimet e para, u kthye në një makth në rrethin familjar. Debateve në familje Agimi vendosi tu jap fund me largimin e tij nga shtëpia. Atë mëngjes qershori në të gdhirë Agimi i kërkoi pasaportën vajzës së madhe Brunildës. I ati Rexhepi e pa të birin e shqetësuar, ndërsa Agimi i thotë të shoqes se do të shkonte në komunë.

Që nga ai moment, nuk u mësua më asgjë për fatin e 62-vjecarit. Ishte vetëm 47 vjec kur u largua nga banesa në Mazrek të Kasharit, ndërsa fëmijët i la në prag të adoleshences, vajza e madhe 15 dhe djali më i vogël 10 vjec. Ka kaluar më shumë se një dekadë dhe jeta vazhdoi. Fëmijët u rritën me mungesën e Agimit edhe pse ai është kërkuar nga familjarët vazhdimisht, asgjë nuk është mësuar deri më tani për fatin që pati Agim Lami…

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!