'Babalja', ministri i Brendshëm i Kosovës: Kërkoi azil politik, po kryejmë të gjitha procedurat

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi, ka deklaruar se bashkëpunëtori ‘X’ i PD, Albert Veliu i njohur si ‘Babale’, ka kërkuar azil politik në vendin fqinj. Pak ditë më parë, Report Tv zbuloi ekskluzivisht se dëshmitari 'X' i PD kishte kërkuar azil politik në Kosovë, pas arrestimit nga policia e Prishtinës.

Ministri Gashi ka theksuar se Kosova po kryen të gjitha procedurat përkatëse për kërkesën e ‘Babales’. Sipas tij, Kosova është e detyruar të zbatojë Konventën Ndërkombëtare. Dy ditë më parë, Kosova kërkoi të dhëna për çështjen dhe për sigurinë e Albert Veliut, ndërsa ministri bën me dije se çështja do trajtohet në bazë të Konventës Ndërkombëtare. 

Kam frikë për jetën. Nëse me ktheni në Shqipëri do të më vrasin.

Albert Veliu kërkon azil

Gashi i bëri këto deklarata gjatë një vizite në pikën kufitare në Morinë dhe Shishtavez, ku ministri shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Vizita e parë e dy zyrtarëve do të realizohet në Morinë, ndërsa më pas ata do të vizitojnë pikën e kalimit në Shishtavec.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tir: 02/06/2018 14:26

    Nese u pelqen Babalja mbajeni , nje hale me pak per ne. Beni kujdes se mos e perdorin edhe ne Kosove e ju behet ndonje skenar edhe atje, se sa per ketu ndaj Babalje as hundet nuk shfryn njeri ne te. E gezofshi!

    Përgjigju
  • Popull: 02/06/2018 13:49

    ESHTE NE NDERIN E SHTETIT TE RI TE KOSOVES TI JAPE AZIL POLITIK Z VELIAJ SE SHTETI KRIMINAL QE KA NDERTUAR ED RAMA NUK KA SIGURI PER JETEN N Q S I KUNDERVIHESH HAKMARRJA E KRIMINELEVE DREJTUES TE PS ESHTE E PRANISHME NE CDO VEND DHE KOHE ME KETE RAST DUHET TE PRONONCOHET EDHE KRYEMINISTRI I KOSOVES SE ESHTE NDIHME E MADHE PER DEMOKRACINE NE SHQIPERI DEMOKRACIJA NE SHQIPERI RREZIKOHET NGA KRIMI POLITIK

    Përgjigju
  • PERGJUSI: 02/06/2018 11:58

    Me ate rast , le te hape AKADEMINE 'BABALE' TE PERGJIMIT , mbase ju duhet nje shkolle e tille ne Kosove . Petagoge do importoje nga PD [KOMPANI]Shqiperi , Rektor, pr dr Babale ! Pune te mbare Babale ,nxjersh sa me shume ,BABOLE !

    Përgjigju
  • RUME BAM: 02/06/2018 11:07

    Si ka marë parsysh të gjithA pasojat babalja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja