Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është shprehur gjatë fjalës së tij në Kuvend se mazhoranca përmes reformës territoriale synon vjedhjen e zgjedhjeve lokale të vitit 2027.
"Kjo reformë është akti i arrogancës së vazhdueshme të super-pushtetit të një njeriu, i cili ka vënë hartën e Shqipërisë mbi tavolinë dhe e grabit, shet prona, shkrin bashki dhe njësi administrative, shkatërron institucione, shkel ligj e Kushtetutë për të arritur çdo marrëzi me territorin e një vendi, sikur të ishte mall që ja ka lënë babai i tij dhe jo mall i shqiptarëve. Me këtë akt mazhoranca noterizon interesat antiligjore elektorale të qeverisë për një tjetër grabitje të zgjedhjeve të radhës që do të vijnë. Kjo i privon sërish hapësirën opozitës për një garë të ndershme e demokratike", tha mes të tjerash Baçi.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- ‘Territorialja’/ PD: Po asgjësoni 15 bashki pa konsultim! PS: Asnjë shërbim nuk largohet! ‘Pendohet’ Sinaj, Braçe kritika, qëndron në foltore përtej kohës: S'është reformë






