TROPOJE (Bajram Curri) - Vrasje me armë në mes të qytetit dhe në mes të ditës në qendër të Bajram Currit. Konflikti për pronën mes dy familjeve, ka degraduar deri në përdorimin e armës, ku për pasojë mbeti i vrarë 27-vjeçari Blerim Metaliaj dhe u plagosën dy pjestarë të tjerë të familjes së tij.
Vëllai 30-vjeçar Bledar Metaliaj është plagosur lehtë, ndërsa babai i viktimës, 53-vjeçari Rexhep Metaliaj me profesion elektricist ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas plumbit të marrë.
Sipas policisë së Tropojës, 4 persona kanë qëlluar në drejtim të familjes Metaliaj, të katërt nga fisi Biberaj. Policia thotë se arrestoi dy vëllezërit e dyshuar Cen dhe isa Biberaj, rreth 70 vjeç, ndërsa dy fëmijët e tyre janë shpallur në kërkim.
Policia eshte duke hetuar në dy pista. Atë të një zënke mes familjes Metaliaj dhe Biberaj për pronat si dhe një të sherri të ndodhur gjatë punës së 53-vjeçarit Rexhep Metaliaj, pasi u kishte shkëputur energjinë elektrike familjes Biberaj. Nga kjo familje janë shoqëruar dy persona, Cen dhe Isa Biberi. Sipas policisë roli i tyre ka qenë ndihmën për autorin e krimit, K. Biberi i cili është shpallur në kërkim.

(Në foto: Vendi ku ndodhi ngjarja ne B.Curr)
Krimi në qëndër
Rexhep Biberaj së bashku me dy djemtë e tij, Bledar dhe Blerim ka qenë duke pirë kafen e mëngjesit në vendin e quajtur “shtëpia e Oficerave”. Aty mësohet se është afruar personi i dyshuar për vrasjen, duke qëlluar për vdekje 27-vjeçarin Blerim Metalia ndërsa ka plagosur rëndë babanë e viktimës Rexhepin. Personi i tretë i ndodhur në vendin e ngjarjes, nuk ka marrë plagë por është tronditur nga ngjarja e ndodhur. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Bajram Currit, ndërsa më pas është sjellë në Tiranë në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie të Tropojës por edhe të Kukësit, që kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. këta të fundit kanë nisur hetime intensive, ndërsa aktualisht janë duke kërkuar personin e tretë i cili dyshohet se ka qëlluar ndaj 3 meshkujve të familjes Metalia. Disa orë pas ngjarjes, janë ndaluar Cen dhe Isa Biberi, të dyshuar si ndihmës të autorit të krimit. Këtyre personave në banesën e tyre në të dalë të qytetit, u është gjetur edhe një pistoletë që është bllokuar si provë.

Në foto: Rexhep Metaliaj (majtas( dhe djali i tij, i cili mbeti i vrarë Blerim Metaliaj (djathtas)
Pistat e hetimit
Dy janë pistat që po heton policia aktualisht. Një lidhet me pronat e familjeve, ku ata ishin përfshirë në një konflikt prej disa vitesh. Por siç duket konflikti kohët e fundit ishte bërë më i ashpër. Pista tjetër e hetimit të policisë, lidhet me profesionin si elektricist të Rexhep Biberaj. Ky i fundit ka marrë pjesë në aksionin e fundit të CEZ në Tropojë dhe i kishte prerë energjinë elektrike familjes Biberi.
Kjo ngjarje kishte ndodhur të premten e kaluar, 8 gusht dhe aty kishte pasur një konflikt mes 53-vjeçari Metalia dhe familjes Biberi, për tu pasur me një tjetër konflikt mbrëmjen e së dielës dhe për të përfundur me vrasjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm. Gjatë hetimeve, policia ka marrë dëshmitë e personave që ndodheshin në vendin e ngjarjes si dhe provat që ndodheshin aty, gëzhojat e armës pistoletë. Dëshmia kryesore ka qenë ajo e Bledar Metaliajt që ka qenë i pranishëm në momentin e krimit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com