MITROVICË, 5 Mars/ATSH/.- Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, vizitoi të enjten Universitetin e Mitrovicës "Isa Boletini", ku premtoi mbështetje që ky universitet të jetë model në Kosovë.
"Qeveria e Republikës së Kosovës dhe MASHT-i janë të interesuar që të punojnë bashkë me ju për të ndërtuar një universitet model në Mitrovicë", tha ai.
Ministri Bajrami, premtoi mbështetje për projektin e kampusit të ri universitar që është në ndërtim e sipër në Mitrovicë. Ai tha se kampusi do të ofroj kushte evropiane për studim.
Rektori Alush Musaj e falënderoi ministrin për vizitën dhe mbështetjen e ofruar, duke theksuar se në kuadër të UMIB-it funksionojnë 6 fakultete me 23 programe./b.j//m.m/