Pavarësisht se Shqipëria nuk përfaqësohet me asnjë ekip ne kupat e Europës, mund të ndidhet shumë krenare, pasi në radhët e disa ekipe që militojnë në kompeticionet europiane ka disa futbollistë.

Midis shumë shteteve që kanë zgjedhur të luajë shqiptarët është edhe Çekia, aty ku luan edhe Bekim Bala, me Spartën e Pragës. Shkodrani këtë edicion u transferua në Pragë, por është ambientuar mjaft mirë me ekipin madje duke u bërë protagonist në shumë ndeshje.

Përpos kampionatit, Bala arrin të gjejë golin edhe në Europa League, pikërisht në ndeshjen e sotme përballë ekipit të Athletic Bilbaos, të cilin cekët e mundën me rezultatin 3-1. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e dytë për vendasit në minutën e 41’.

Për Spartakun shënuan edhe Zapotocny në minutën e 25’ dhe Husbauer në minutën e 56’.Ndërsa të vetmin gol për spanjollet e shënoi De Marcos në minutën e 73’. Pas kësaj fitore, Sparta e Pragës, nga dy ndeshje, ka grumbulluar tri pikë, dhe renditet në vendin e dytë, pas Lyonit që ka 6 pikë. Bilbao dhe Shmona mbetën me nga një pikë

(d.b/shqiptarja.com)