'Me Fjalë të Vogla' është balada e preferuar e shqiptarëve deri tani në 'Kënga Magjike'. Flori Mumajesi u rikthye fuqishëm pas një periudhe relativisht të gjatë pushimi, ndërsa ka qenë i pranishëm në këtë kompeticion, vetëm me tekste, apo kompozime të bëra nga ai. 

Kënga dedikuar dashurisë, brenda një jave ka kapur shifrën rekord të klikimeve, më shumë se 1 milion. "Faleminderit të gjithëve që për 7 ditë e derguat këngën time në një nivel tjetër, unë e di shumë mirë që këngë të tilla vështirë të thyejnë rekorde, por ja që mua dhe ju na paska marrë malli për t'u përqafuar kështu...", shkroi Flori në Instagram. 

​Këngëtari është dëgjuar shpesh të thotë se për të klikimet janë më pak të rëndësishme, por një sukses si ky nuk mund të mos e vlerësonte.
flori mumajesi
Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)