Zona e Baldushkut në Tiranë është e njohur jo vetëm për blegtorinë apo zhvillimin bujqësor. Fshatarët e kësaj zone njihen dhe për mbarshtimin e gjelave të detit. Në prag të festave ky fshat merr një vëmendje të vecantë nga konsumatorët të cilët interesohen për blerjen e gjelit të detit, që siç dihet është simboli i tavolinës së festave të fundvitit. Bajram Meta është një nga banorët e zonës i cili mban familjen me të ardhurat nga shitja e gjelave. Ai rrëfen sekretet e rritjes.
Po ashtu ai rrëfen edhe historinë e tij se si e nisi mbarështimin e gjelave të detit, duke u bërë ndoshta i pari në zonën e Baldushkut që rriste këtë lloj shpendi, pas viteve ’90.
Edhe dhjetra blektorë e fermerë të tjerë që kanë rritur me vite të tërë gjela deti në Baldushk. Edhe pse cilësohet si një shpend që tregtohet me cmime relativisht te larta, fshatarët thonë se rritja e tyre është e kushtueshme e aspak e lehtë.
Në grupin e fshatrave të njësisë së Baldushkut janë rreth 200 fermerë, që i kanë kushtuar një pjesë të mirë të ekonomisë së tyre rrirjes së gjelave të detit, që vlerësohen me mjaft leverdi për krahinën.
Kreu i njësisë administrative të Baldushkut Ilir Bermeta, thotë se aktualisht janë rreth 25 mijë krerë gjela e pula deti të regjistruar nga fermerët në këtë zonë.
Por shitja e gjelave të detit, e cila për vite të tëra është bërë në kushte skandaloze higjenike, këtë vit bashkia e Tiranës, ka menduar edhe ngritjen e një tregu të përkohshëm që do të funksionojë mes fshatit vishnje dhe Baldushk. Tregu pritet të hapet të shtunën dhe do të funksionojë deri me 31 dhjetor.ReportTv
Redaksia online
(s.m/shqiptarja)
/Shqiptarja.com

VIDEO