Balerina shqiptare që fiton
kontratën e 'American Ballet Theatre'

Balerina shqiptare që fiton<br />kontratën e 'American Ballet Theatre'
"Të jesh artist do të thotë ta shohësh botën në një dimension të tillë që të mund ta veshësh pëlhurën e saj si një petk.

Te mbash dhimbjet, brengat, hidhërimet, gëzimet, luftrat dhe paqet neë retinën e syrit tënd të brendshem. Të dish të fluturosh në hapësirën tënde krijuese, tëe dish të germosh themelet e kështjellës që ke ngritur brenda vetes, të dish të deshifrosh erërat e mendimeve. Pa keto elemente, asnjë vepër arti nuk i kalon dimensionet e universales
”.

Teksa shikon Xhesika Gjonikaj, e cila krijon lëvizje ku do që të ndodhet, kuptojmë që konkurset dhe audicionet janë nën petkun e saj tashmë.

Kur ishte nxënëse e Shkollës së Baletit në Tiranë ajo ka arritur jo vetëm të fitojë konkursin për të hyrë në shkollën e Wiener Staatsoper, por të meritojë edhe një burse për të qenë pjesë e trupës së Baletit të Vjenës.

Unë isha ndër më të voglat që morra pjesë në teatër dhe më dhanë një kontrat pune, 18 vjecc. Me shumë punë dhe sakrifica arrita të impresionoja drejtorat dhe balerinët. Unë kisha mësues nga e gjithë bota. Ata më kanë ndihmuar shumë të rritesha profesionist. Isha me shumë fat që arrita të impresionaja drejtorin e teatrit të Vjenës”.

Xhesika nuk e ka patur të lehtë të spikaste mes 10 balerinëve më të mirëve të përzgjedhur ndër 200 kandidatë që garonin fillimisht përmes DVD¬ve. Ajo kujton vështirësitë në audicion.
“Të vish nga Shqipëria nuk është e lehtë. Ata kanë paragjykime edhe të shkollës ku je formuar. Pasi ata avancojnë më shumë. Kjo nuk ishte një arsye që unë të stepesha dhe të kisha frikë. Komentet e jurisë ishin shumë të mira.”
E hollë, e gjatë, teksa mbledh flokët e saj që të tregojë elasticitetin e trupit në një lëkurë të bardhë si të mos e ketë kapur dielli prej kohësh, Xhesika nuk mund të jetë veçse balerinë.
Unë e kam nisur baletin në moshën 8 –vjeccare. Asnjë nga familja ime nuk e ka një profesion të tillë. Më pas studiova 6 vite në shkollën e baletit në Tiranës dhe e përfundova në vitet e ardhshme në shkollën e baletit të Vjenës. Kjo ishte ekperienca më e mirë që unë kam bërë.
Tani do të largohem për në American Ballet Theatre në New York. Jam balerina e parë shqiptare që marr pjesë në një prej kompanive më të mëdha të botës, e cila ka mbledhur balerënët më të mirë të botës
”.

Si je përzgjedhur në këtë shkollë?
Baleti funksionon me audicione. Unë kam nisur një DVD me kërcimet e mia. Atje synon e gjithë bota”.

Qëllimi i artit është të pastrojë pluhurin e përditshëm prej shpirtrave tonë. E këtë qëllim ka dhe Xhesika, ndonëse është vetëm 20 vjeç.
“Jam shumë e lumtur pasi në këtë moshë që kam është pak e vështirë por me punë dhe fat unë ja kam arritur. Falenderoj mësuesit dhe pedagogët e mi që më kanë ushtruar”.

Xhesika ka studiuar shumë. Çdo orë e lirë për të është studim, gjë që e ka privuar paksa të shkëputet edhe nga argëtimet dhe shoqëria.
Ne ushtrohemi çdo ditë 6 deri në 8 orë. Kur e mendon që ke një sukses në fund puna është e justifikuar.
Shoqërinë e lë vërtet pas dore.janë ata që kujtohen më shumë sesa unë për ta. Jam gjithë ditën në studio duke mësuar se punojmë çdo ditë me detaje. Duhet të ndjekim ccdo ditë regjimin
”.

Ëndrra e Xhesikës ka thyer ccdo pengesë në jetën e saj.
Fillimet nuk janë dhe aq të suksesshme. Ka shumë dështime në fillim. Por, duhet të jesh shumë e fortë dhe asnjëherë të mos heqësh dorë nëse e ke ëndër dhe dëshirë”.

Prindërit e Xhesikës kanë qenë timoni drejtues si një ushqim për të zhvilluar pasionin e saj.

Të parët që më kanë mbështetur në çdo gjë dhe kur unë nuk jam ndier shumë mirë. Jam shumë mirënjohëse familjes pasi pa ata nuk do isha këtu ku jam”.

Profesioni i balerinës kërkon një regjim strikt.
Kemi një regjim shumë të fortë që tek ushqimet, argëtimet dhe ushtrimet. Nuk mund të dalim njëlloj me bashkëmoshatarët tanë pasi duhet të kemi trupin në formë”.

Por prapa shfaqjes së tyre para publikut Xhesika na tregon dhe dëmtime që ka pësuar.

Ne pothuajse dëmtohemi aq shpesh sa dhe futbollistat. Më kanë ndodhur shumë raste që jam dëmtuar në gju dhe në këmbë. Mbaj mend shumë raste që janë ngulitur në kokën time si trauma. Edhe në skenë më ka ndodhur. Gjëja e parë që bëj është të mbuloj reagimin pasi publiku e ndjen emocionin tënd. Sapo mbaroj kërcimin marr një copë akull që të eleminoj dhimbjen e madhe që ndjej”.

Kështu artistët nuk komunikojmë kurrë mendime, komunikojmë lëvizje, shenja mimike, të cilat i lexojmë dhe i kthejmë në mendime.

[gallery]22580[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione