Balerini Simone, i dashuruar
me një vajzë shqiptare

Balerini Simone, i dashuruar <br />me një vajzë shqiptare
Balerini Italian Simone është kthyer në një personazh mjaft i dashur pas dy sezonesh në “Dancing With The Stars”. Por edhe balerini duket të jetë afeksionuar me Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai ka bërë të ditur se është i lidhur me një vajzë shqiptare por nuk dëshiron të zbulojë identitetin e saj. "Tani jam në një periudhë njohjeje me një vajzë shqiptare. Nuk mund të them kush është, por është një person që më bën të ndihem mirë. Kam dy vjet këtu dhe më kanë nxjerrë llafe se jam i lidhur me vajza të njohura, por faktikisht nuk kanë qenë të vërteta. Kjo gjë që tani është e vërtetë preferoj ta shijoj për vete njëherë. Dhe nëse do të zgjasë në kohë iu siguroj se nuk do ta kem problem ta them,”-është shprehur Simone. Balerini nga Roma I cili ka performuar edhe në programe të ndryshme të Rai-t, ka vendosur të shpërngulet përfundimisht në Shqipëri, së bashku me familjen, e cila sapo ka ardhur nga qyteti i Romës.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë