“Vendi dhe momenti i duhur”, kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama, në çeljen e samitit të Procesit të Berlinit, për herë të parë në Tiranë. Evenimenti historik, nisi me një performancë spektakolare me koreografi të Angjelin Prelocajt, i cili zbuloi edhe bisedën me kreun e qeverisë. 

Ndërsa më herët, Rama shpjegoi edhe performancën artistike të baletit, e cila ilustroi ekspozimin e pikturës “Rrëmbimi i Europës” (Abduction of Europa), të piktorit italian Giovanni Domenico Cerrini.

“Mirë se erdhët të gjithë! Mendova se ishte vendi i duhur, momenti i duhur për të ekspozuar “Rrëmbimi i Europës’’, kryeveprën e Giovanni Domenico Cerrini, - iu drejtua të pranishmëve Kryeministri Rama.

Por, surprizat për liderët e BE-së nuk kishin nisur ende! Kreu i qeverisë, i kishte dedikuar një korridor të mbushur me foto nga takimet e tij me liderët e BE-së, duke simbolizuar kështu “fluturimin” e Shqipërisë në union.

Pas shfaqjes së baletit, Rama ka ftuar liderët e BE-së të përshkojnë korridorin e Kryeministrisë, para nisjes së punimeve të samitit.

Krah Scholz, kryeministri i ndjekur nga Albin Kurti dhe pjesëmarrësit e tjerë të samitit, kaluan përmes korridorit me “copëza” nga takimet e Ramës me liderët evropianë.

Në nisje të samitit, të ulur së bashku tek Piramida tashmë e ‘evropianizuar’, Rama dha edhe një videomesazh 8-minutësh që përshkruante metamorfozën e Shqipërisë nga periudha e komunizmit e deri në ditët tona...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:51
Nis me balet samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Krijim i Perlocajt, yllit të shndritshëm që na e adoptoi Franca! Koreografi: Ma kërkoi vetë Edi, është i çmendur! Ja ç’më tha

 

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar performancën artistike të baletit me të cilën ishte zgjedhur të çelej për herë të parë samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë. Rama tregoi se koreografia është thurur mjeshtërisht nga koreografi Angjelin Perlocaj për të cilin Rama ndau edhe vlerësimin e tij maksimal. Një fjalë e mbajti edhe Perlocaj i cili u shpreh se e ka bërë koreografinë në kohë rekord ndërsa zbulon edhe bisedën me kryeministrin.

Pjesë nga biseda:

Rama: Një shqiptaro francez një yll i shndritshëm në botën e baletit bashkëkohor. Ai u largua nga Shqipëria kur ishte në barkun e nënës. Dhe aty mësoi të vallëzonte se prindërit e tij u arratisën mes maleve ndërsa Franca e adoptoi

Perlocaj: Faleminderit që patët durimin të ndiqnit diçka të vogël, I thashë, edi je i çmendur, mendon se bëj gjëra për 24 orë? Më pas solla 23 balerinët e mi m=këtu dhe dje nismë të punonim u përpoqëm të bashkonim artin e pikturës dhe baletit. Dua të falënderoj Edin që ma dha këtë mundësi.

Rama: I thashë do shkojë mirë, sepse Ballkani perëndimor pikturon BE-ja vallëzon. U mundova të rregulloj dhe  motin se s’mund ta nisnim samitin me motin e Britanisë apo Holandez.