Në ditën e 100-të të detyrës së tij si ministër i Brendshëm, Taulant Balla, e cilëson sukses frymën e skuadrës dhe përpjekjen për të përmbushur objektivat.
Balla nuk harron të godas paraardhësit e tij në këtë detyrë, sipas të cilit sapo janë emëruar kanë ndryshuar drejtuesit kryesor të Policisë së Shtetit, por vetë ai nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke u dhënë mbështetje dhe besim.
Rezultatet e arritura në 100 ditë, sipas tij, janë fillim i një qasje të re dhe sistematike. Balla foli për procesin e vetëpastrimit të Policisë së Shtetit, i cili sipas tij ka hyrë në fazë të re dhe rezultatet e para janë fillim i mbarë.
"Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit ka hyrë në një fazë të re dhe rezultatet e para janë vetëm fillim i mbarë, që presim të gjithë. Kush nuk do të vrapojë me të njëjtin ritëm, kush nuk do të respektojë ligjin dhe kodin etik, kush nuk do të tregojë gatishmërinë për të shkuar përtej vetes, duke e rritur kontributin për kauzën e përbashkët, do ta ketë të pamundur të qëndrojë në pozicionin që ka" tha Balla.
Në ditën e 100-të, Balla dha edhe një paralajmërim për të gjithë efektivët e korruptuar, të cilat sipas tij do ta kenë të pamundur të qëndrojnë në pozicionet që kanë.