Balla akuzon Argitën dhe Genc
Pollon për lidhje me Mulletin
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, shkruan se Argita Berisha dhe Genc Pollo kanë lidhje me Ismail Mulletin, biznesmenin që rezulton i përfshirë në dosjen "Panama papers". Balla tha se ekzistojnë edhe kaseta komprometuese për Berishën. “Konkluzioni është që Tefta Zaka është më e fortë se Mulleti në këtë histori. Dhe natyrisht më e fortë se është njeriu shumë i lidhur i vajzës tënde Sali. Ndaj mos u nxito të thuash e njoh nuk e njoh, e kam takuar se kam takuar.
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, shkruan se
Argita Berisha dhe Genc Pollo kanë lidhje me Ismail Mulletin, biznesmenin që rezulton i përfshirë në dosjen "Panama papers". Balla tha se ekzistojnë edhe kaseta komprometuese për Berishën. “Konkluzioni është që Tefta Zaka është më e fortë se Mulleti në këtë histori. Dhe natyrisht më e fortë se është njeriu shumë i lidhur i vajzës tënde Sali. Ndaj mos u nxito të thuash e njoh nuk e njoh, e kam takuar se kam takuar.
Ka gazetarë që kanë incizime sesi një anëtar i Gjykatës Kushtetuese thotë që nuk ia prish dot Berishës, nuk e kthej dot koncesionin. I dhimbte shumë familjes tënde kthimi i këtij koncesioni, ndaj i referohesh Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Balla. Deputeti i PS paralajmëroi hetime për këtë çështje. “Ajo të ka shpëtuar paret, por nuk të shpëton dot nderin. Ne do t’i shkojmë deri në fund. Dhe nuk ka rëndësi nëse paret i ka në Kanada apo Zvicër. Ato do t’i dorëzosh në Tiranë, o Sali”, tha ai. Balla ka theksuar se Mulleti ka lidhje të forta me PD.
“Të gjithë ata që kanë njohur PD-në kanë njohur edhe Ismail Mulletin. Disa me admirim e disa me zili, por e kanë njohur, pasi në fillimet e pushtetit të PD ai kishte gjithë lekët e PD. Lokalet e para të Admiralit në Tiranë i hapi PD dhe mbulesë ishte Il Mulleti siç i thoshte Ed Paloka se linte ndonjë lek aty, por ia falte ai. Me ato lek mbahej RD-ja, Tribuna Demokratike dhe ndonjë gjë brenda selisë së PD”, shkruan Balla.
Deputeti ka implikuar edhe Tritan Shehun dhe Genc Pollon. “Pastaj erdhi Shqiponja, tregtia e naftës me Millosheviçin, dhe Ili u bë partner 40 me 60 me Shqiponjën me urdhrin tënd dhe të Tritan Shehut. Pastaj Tritani i gjeti ca letra me vlerë dhe e bëri 60 për qind Ilin. Pastaj mes plumbave të 97' me firmë të Genc Pollos dhe me vulë tënden, Ili u bë 100 për qind pronar i pasurisë së PD që e kishte përmes firmës Shqiponja”, shkruan Balla.
Akuza“Bëhet fjalë për Tajvanin që e ke aq merak tani. Sa për dijeni Ili e shiti 750 mijë tek një biznesmen grek dhe iku në SHBA. Po s’të ka dhënë gjë ty, pyet Pollon”.
Qipro“Ili u kthye prapë në Shqipëri me rikthimin tënd, o Sali. Bëri ca punë me Pollon, por s'u eci mbarë me bankat në Qipro. Dhe në fund shpëtimin e gjeti tek ty”.
Redaksia Online(A.N/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3743
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor, 19:53
-
Frrok Çupi: Rasti i Irena Gjokës si frymë ‘mos e shtro zverkun’ ndaj Berishës
19 Tetor, 18:18
-
E akuzoi se ka marrë 500 mijë euro, gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë SPAK: Hetoni deklaratat e Argita Berishës
19 Tetor, 11:30
-
Evi Kokalari: Argita, merr një këshillë miqësore nga unë - rrini në shtëpi me hallet tuaja, shqiptarët s'ju kanë asnjë borxh!
7 Tetor, 18:27
-
DOSJA PARTIZANI / Ja pikat kryesore që familja Berisha kundërshton nga akuzat e ngritura nga SPAK
23 Shtator, 14:50
-
'Shtresë e mesme' por me vila në Europë: Reagimi i Mero Bazes ndaj deklaratave të Argita Berishës
21 Shtator, 15:43
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Dosja 500 faqe/ Veç pronave në Shqipëri, Malltezi bleu apartamente edhe në Europë! SPAK zbulon lumë parash të transferuara jashtë shteti dhe të padeklaruara
16 Shtator, 07:11
-
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
15 Shtator, 07:36
-
Vila perandorake, Doçi: Ish-kryeministri pastrim parash, sot familja më e pasur në Ballkan! Shkëlzeni e Argita sekserë
23 Korrik, 21:40
-
FAKTET PËR SPAK/ Zbulohen 3 lejet e ndërtimit që Sali Berisha firmosi për fshatin turistik ku ka vilën! Ja si Argita transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorake D5
23 Korrik, 10:51
-
Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si mashtroi Argita me deklarimin e pasurisë! Sot faktet e reja në Report Tv
23 Korrik, 07:06