Balla: Ballkani i Hapur s’ka përfunduar, nga nismat më të suksesshme

 

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socailiste, Taulant Balla, theksoi se nisma “Ballkani i Hapur” nuk ka përfunduar. Madje, sipas tij, është nga nismat më të suksesshme, ku aderon Shqipëria.

“Unë nuk di ku e keni dëgjuar ju dhe si keni arritur ju në konkluzionin që dikush nga ne, apo vetë Kryeministri të ketë thënë që “Ballkani i Hapur” është një iniciativë rajonale që ka përfunduar”,- tha Balla në nisje të fjalës së tij.

“Nisma e “Ballkanit të hapur” është një prej 72 nismave rajonale në të cilat është e angazhuar Shqipëria. As ka përfunduar, përkundrazi vijon dhe është një prej nismave rajonale më të sukseshme po të kemi parasysh, meqë na u kërkua rezultat konkret, hajdeni me mua nesër, shkojmë në pikat e grumbullimit në Lushnje dhe të pyesni eksportuesit shqiptarë se çfarë përfitimesh kanë nga ajo nisëm”,- tha Balla.

“Procesi i Berlinit, zonja Tabaku, është çatia nën të cilën gjenden të gjitha nismat rajonale. Shqipëria ka nderin të ketë presidencën e “Procesit të Berlinit”. Presidencën e parë të vendeve që janë përfshirë në këtë pro’ces. Dhe të këtu dua ta sqaroi, sepse nuk po ju sqaroi ju, pasi ju jeni ndoshta e sqaruar dhe bëni vetë sikur nuk jeni e sqaruar. Por po sqaroi opinionin publik. Vëmendja jonë edhe e qeverisë dhe në fakt edhe e jona këtu në Kuvendit e Shqipëirsë, duhet që gjatë këtij viti, deri në samitin e 16 Tetorit të fokusohemi tek çatia, që është procesi i Berlinit. Sa i përket nismave që mban brenda kjo çati, ku një ndër to është dhe “Ballkani i hapur” të jeni të sigurtë që ajo vazhdon dhe fakti është që edhe në Kuvendin e Shqipërisë, meqë pyetet çka ndodhur, kemi votuar marrëveshje apo ndryshim legjislacionin që lidhet me implementimin e “Ballkanit të Hapur”,- tha Balla.


Lajmi kryesor:

Pr.ligji për mjekët e rinj, Kuvendi e kalon me ‘urgjencë’! Opozita: Eksodi nuk ndalet me dhunë, duhen politika! Balla: Shqiptarët u paguajnë studimet, jo që të ikin


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë