Balla: Basha mbron kryebashkiakun
e dënuar për vjedhje, akuzon të tjerët 

Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe njëherazi kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzm Basha dhe deputetit Enkeljed Alibeaj në adresë të ish-ministrit të Brendshëm. 

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Balla ka theksuar se Basha mbron kryebashkiakun e Mallakastrës, Agron Kapllanaj i akuzuar për vjedhje duke, ndërsa akuzon të tjerët. Sipas tij, Basha po sillet si polic dhe prokuror.  

“Është shumë e qartë për të gjithë pse Lulzim Basha po mundohet të sillet si polic, prokuror apo gazetar. Sepse Lulzim Basha nuk bën dot detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike.

Kryebashkiaku i Lulzim Bashës Agron Kapllanaj, është dënuar me 2 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes”, por Kryetari Basha nuk jep asnjë përgjigje dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për këtë. 

Kryetari i Partisë së Agron Kapllanajt flet edhe 10 herë në ditë për të tjerët, për krimin dhe të inkriminuarit, por ka 3 ditë që nuk flet për të dënuarin për “vjedhje”, të cilin Basha e mbrojti duke shkelur Ligjin në KQZ”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv