Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ishte në Mallakastër me kryeministrin Edi Rama. Balla u shpreh se Berisha dhe Meta janë dy hije që i janë ngjitur trupit të Shqipërisë si dy shushunja dhe kërkojnë të marrin gjithçka. Ai tha se më 14 maj do i japin përgjigjen.
““Në 14 maj zgjedhja në Mallakastër është shumë e lehtë, se ne e dimë fare mirë se çfarë gjetëm në vitin 2019, atëherë kur ky popull na besoi drejtimin e kësaj bashkie dhe kthimi mbrapa do të thotë të kthehemi te bashkia që nuk dihej ku ndahej nga kompania. Unë jam shumë krenar që bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe me kryesinë e Partisë Socialiste i dhamë besimin për të vazhduar me Qerim Ismailaj i cili i dha transparencë, i dha besim qytetarëve. Ndaj ne jemi sot të gjithë këtu bashkë për të vazhduar përpara me Qerimin, me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste.
Mësuam dhe pamë se si në vitet 2015 -2019 kjo bashki ishte në variantin e Lulit, gjumë dhe punë vetëm për interesat e kompanisë. Ne na duhet që bashkinë ta kemi 24 orë në punë dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me Qerimin. Sot është një ditë e rëndësishme për të majtën në Europë, sot festojmë fitoren mbi fashizmin 25 prillin. Ndaj sot kur flasim se çfarë zgjedhjeje duhet të bëjmë më 14 maj, duhet të mos harrojmë kurrë që përballë nesh janë dy hije që kanë 32 vite që i janë ngjitur trupit të Shqipërisë si dy shushunja e që kanë marrë prej Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithçka kanë dashur. Dy herë President Sali Berisha, dy herë Kryeministër. Ilir Meta Presindent, Kryeministër, Kryetar Parlamenti. Çfarë kërkojnë më këta nga Shqipëria dhe shqiptarët prandaj më 14 maj na duhet që t’u japim një përgjigje përfundimtare, siç u’a dhamë dy vite më parë më 25 prill 2021 kur i mundëm dhe i dhamë Edi Ramës mandatin e tretë. Unë sot nga Mallakastra duam që të fillojmë rrugëtimin tonë tjetër, atë që do na çojë në pranverën e vitit 2025 për të marrë mandatin e katërt të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste”.”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
Rama nga Mallakastra: Më 14 maj të godasim ‘zorrën qorre’ (Berisha dhe Meta)! Sa herë demokratët kanë marrë pushtetin, vendi ka ecur mbrapa
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor, 12:11
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Moti i keq në Fier/ Disa fshatra pa energji elektrike
22 Nëntor, 18:51
-
Moti i keq në Lushnjë/ Rrugët kryesore në pushtetin e ujit! Ndërprerje e energjisë elektrike në qytet dhe zona rurale (VIDEO)
22 Nëntor, 18:29
-
Komedia ‘Ëndërr në papafingo’ në skenën e Teatrit të Fierit! Regjisori Leka Bungo: Trajton familjen socialiste në vitet ‘70
22 Nëntor, 18:12
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Masat pas vrasjes së Martinit, shqiptarët në shumicë dërrmuese pro mbylljes së TikTok e Snapchat! Fieri nis blerjen e kamerave për kopshtet e shkollat
22 Nëntor, 17:00
-
Lushnjë-Rrogozhinë/ Makina me shpejtësi del nga rruga dhe përplas dy mjetet e parkuara para hotelit, s’ka të lënduar! Policia ndalon drejtuesin, shkak dyshohet edhe lagështia
22 Nëntor, 16:58
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Po transportonin emigrantë drejt Shkodrës, 5 të arrestuar, braktisën mjetin pasi panë policinë
22 Nëntor, 12:40
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11