Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca ishin sot në çeljen e Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë, Teknologjive, Ushqimit dhe Përpunimit, i cili është kthyer në një traditë për Lushnjën, zemrën e bujqësisë shqiptare.
Gjatë fjalës së tij në nisjen e panairit tre ditor, Balla tha se Lushnja furnizon çdo ditë me perime gjithë Ballkanin dhe gjithashtu edhe vende të BE-së.
“Ky panair tre ditor që po zhvillohet në Lushnje, janë tre ditë të cilat do të shërbejnë për të diskutuar për atë që është një prej binarëve kryesor të ekonomisë së Shqipërisë sonë, bujqësia. Nuk ka një vend tjetër ku mund të zhvillohet një panair kaq i madh për bujqësinë sesa në Lushnje, ndaj dhe falenderoj të gjithë bujqit e Myzëqesë e të gjithë Shqipërisë për punën që bëjnë çdo ditë dhe për rritjen e fuqisë ekportuese të Shqipërisë”- u shpreh Balla.
Mes të tjerash ai dha edhe lajmin e mirë duke bërë me dije se do të ketë një qendër të madhe grumbullimi dhe përpunimi për prodhimet bujqësore që do të financohet nga buxheti i shtetit me qëllim që të kalohet nga bujqësia e lëndës së parë tek niveli tjetër i përpunimit.
“Përsa i përket panairit, ajo që unë mendoj se ka vlerë dhe që duhet të diskutohet gjatë këtyre tre ditëve, fillon me planifikimin, pastaj shkon te pjesa që lidhet me certifikimin, shkon te pjesa që lidhet me grumbullimin, shkon te pjesa që lidhet me përpunimin, dhe këtu kemi dhe një lajm tjetër të mirë që falë angazhimit të Kryeministrit Rama, Ministres së Bujqësisë dhe Kryetares sonë të Bashkisë do të kemi më në fund një qendër të madhe edhe grumbullimi edhe përpunimi që do jetë një investim nga buxheti i shtetit për të krijuar një bërthamë ose një model për të kaluar nga bujqësia e lëndës së parë të shkojmë në një nivel tjetër të përpunimit”-shtoi drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Fierit.
Ai shtoi se gjatë 5 javëve të ardhshme falë marrëveshjes së firmosur nga ministria e Bujqësisë së Shqipërisë me atë italiane, do të ketë një eksport të vajit të ullirit me vlerë 4 milionë euro.
“Prandaj ajo që vlen te pjesa e certifikimit ka të bëjë edhe me vajin e ullirit dhe në fakt gjëja e mirë që ka ndodhur është ajo marrëveshje midis Ministres sonë të Bujqësisë dhe Ministrit Italian i cili i ka dhënë efektet, mjaftoi ai kontakt dhe ajo marrëveshje dhe do kemi 4 milion euro eksport vaj ulliri brenda 4-5 javëve dhe kjo është një gjë shumë e mirë sepse po na çliron nga një hall që ka zënë të gjithë ata që kanë prodhuar prej vitesh vaj ulliri.
E fundit por që e thash të parën, është vaditja. E vërteta është që kemi trashëguar një sistem vaditjeje ose le të themi kapacitete grumbullimi, ujë vaditës që nga 1988 që mendoj se mund të ketë qenë viti i fundit që është investuar në sistemet vaditëse dhe ajo që do të ndodhi në Divjakë është e mirëpritur dhe sepse është një gjë e re në sistemin vaditës, por është një gjë e re në sistemin vaditës por ajo që duhet është të gjejmë burime të reja vaditje. Nevoja për të pasur një plan kombëtar vaditjeje është një nevojë jetike për bujqësinë”-përfundoi Balla.
pak toka buke kishte dhe tirana dhe durresi por erdhen cecenet dhe o zune tokat me shtepi...shyqyr qe mbeti lushnja.....
PërgjigjuMe kromin tonë që eksportohej në kohën e Enverit u ndërtuan rrugët e Parisit dhe Amerikës thoshte propaganda e kohës. Sa u gëzua minatori kur gjeti copën e mineralit, tani ëndrra e tij u plotësua dhe mund të flejë i qetë se buka thatë u sigurua dhe se partia mendon gjithmonë për klasën punëtore.
Përgjigju