Balla: Fëmijët e Berishës të japin
shpjegime ose babi të dorëhiqet

Balla: Fëmijët e Berishës të japin <br />shpjegime ose babi të dorëhiqet
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar publikisht që fëmijët e Kryeministrit Sali Berisha, Argita dhe Shkëlzen Berisha të japin shpjegime për mënyrën sesi i kanë fituar shumat marramendesë të parave, duke theksuar se ky është një detyrim ligjor. Në një konferencë për shtyp, Balla deklaroi se nëse fëmijët e Kryeministrit nuk kanë përgjigje për të dhënë, atëherë babi i tyre duhet të dorëhiqet, ashtu siç bëjnë qeveritarët në Europë dhe botë.

“Ne kemi ngritur disa pyetje të cilat ende nuk kanë marrë përgjigje, disa pyetje të cilat janë pyetje normale në çdo demokraci. Kush janë universitetet që paguajnë këto tarifa për vajzën e Kryeministrit të vendit zonjën Argita Berisha? Duam të dimë emrat e universiteteve private që paguajnë këto paga marramendëse për vajzën e Kryeministrit dhe bashkëshortin e saj. Sipas çfarë tarifash paguhen këto paga marramendëse? Pse nuk bëni transparencë, sipas ligjit dhe transparencë publike. Kush janë njerëzit që paguajnë për pasurimin tuaj në kurriz të të gjithë shqiptarëve? Ne jemi duke bërë atë që opozita bën kudo në botën demokratike dhe nëse fëmijët e Kryeministrit nuk kanë përgjigje, atëherë babi duhet të dorëhiqet siç kanë bërë shumë qeveritarë në Europë e botë. Por nëse fëmijët e Kryeministrit vazhdojnë të fshihen pas baltës, pushtetit të babit dhe gjyqeve të ushtarëve të babit, është në të drejtën tonë dhe të të gjithë shqiptarëve të ndershëm të besojmë se kjo është një provë flagrante e rënies së shtetit para interesave private të bllokut blu”, deklaroi Balla.

Duke llogaritur pasurinë e Argita Berishës që arrin në shifrën e 146 milionë lekëve në vit, sipas Ballës i bie që Argita duhet të japë 4867 orë mësim në vit, ose 22 orë në ditë që të justifikojë pagën dhe njëkohësisht ka theksuar se fëmijët e Sali Berishës kërcënojnë publikisht opozitën me gjyqe dhe refuzojnë të tregojnë se nga vijnë milionat e tyre.

“E vërteta shokuese që del nga deklaratat e Argita Berishës (Malltezi), të plotësuara prej saj, është se e bija e Kryeministrit të vendit fiton shumë herë më shumë se çdo mësues tjetër në vend, pavarësisht kualifikimeve dhe gradave të tyre shkencore. Në Shqipërinë e varfër që ka nevojë për një Rilindje të vërtetë dhe ku mësuesia është ende një profesion i keqpaguar. Vetëm sipas përllogaritjeve bazuar mbi tarifat normale që paguajnë universitetet private, del se Argita duhet të japë 4867 orë mësim në vit, ose 22 orë në ditë që të justifikojë pagën 146 milionë lekë në vit. Kjo nuk është as akuzë dhe as shpifje, por thjesht një llogari logjike. Llogari që e mohojnë vetëm bllokmenët e rinj blu. Për pasojë, siç e kemi parë prej ditësh, fëmijët e Sali Berishës kërcënojnë publikisht opozitën edhe me gjyqe, ndërsa refuzojnë të tregojnë se nga vijnë milionat e tyre”, tha Balla.

DEKLARATA E PLOTE E TAULANT BALLES
"Prej ditësh i kemi drejtuar publikisht kryeministrit të vendit, fëmijëve të tij Argita dhe Shkëlzen Berishës disa pyetje që lidhen me transparencën e mënyrës së pasurimit të tyre marramendës. Por në vend të çdo sqarimi dhe përgjigjeje, në emër të fëmijëve të Sali Berishës, na përgjigjet zëdhënësja e Partisë Demokratike, që flet me baltë, por nuk thotë asgjë. Në ditët e shkuara kemi dëgjuar gjithashtu publikisht shembullin më flagrant të papërgjegjshmërisë që qeveris këtë vend.
Si çdo opozitë tjetër, në botën demokratike, Partia Socialiste ka bërë publike deklaratat e pasurisë së familjes biologjike të Kryeministrit të vendit. Nga kjo transparencë, e sanksionuar me ligj, ne kemi treguar se: Vajza e Kryeministrit të vendit, Argita Berisha ka deklaruar se ka fituar 146 milionë lekë vitin e shkuar, vetëm nga mësimdhënia. Pra vetëm si mësuese, apo pedagoge, vajza e Kryeministrit ka një pagë më shumë se 12 mijë dollarë në muaj, llogaritur kjo për 12 muaj në vit, jo për 9 muaj vit shkollor. Duam të ripërsërisim se në funksion të respektimit të ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të zyrtarëve dhe të familjarëve të tyre, vajza e Sali Berishës nuk deklaron se kush janë universitetet private ku ajo jep mësim.
E vërteta shokuese që del nga deklaratat e Argita Berishës (Malltezi), të plotësuara prej saj, është se e bija e Kryeministrit të vendit fiton shumë herë më shumë se çdo mësues tjetër në vend, pavarësisht kualifikimeve dhe gradave të tyre shkencore. Në Shqipërinë e varfër që ka nevojë për një Rilindje të vërtetë dhe ku mësuesia është ende një profesion i keqpaguar. Vetëm sipas përllogaritjeve bazuar mbi tarifat normale që paguajnë universitetet private, del se Argita duhet të japë 4867 orë mësim në vit, ose 22 orë në ditë që të justifikojë pagën 146 milionë lekë në vit. Kjo nuk është as akuzë dhe as shpifje, por thjesht një llogari logjike. Llogari që e mohojnë vetëm bllokmenët e rinj blu.
Këtyre ju duket e papranueshme që në vitin e krizës, ne marrim guximin të përllogarisim pasurinë e tyre. Për pasojë, siç e kemi parë prej ditësh, fëmijët e Sali Berishës kërcënojnë publikisht opozitën edhe me gjyqe, ndërsa refuzojnë të tregojnë se nga vijnë milionat e tyre. Ne kemi ngritur disa pyetje të cilat ende nuk kanë marrë përgjigje, disa pyetje të cilat janë pyetje normale në çdo demokraci. Kush janë universitetet që paguajnë këto tarifa për vajzën e Kryeministrit të vendit zonjën Argita Berisha?
Duam të dimë emrat e universiteteve private që paguajnë këto paga marramendëse për vajzën e Kryeministrit dhe bashkëshortin e saj. Sipas çfarë tarifash paguhen këto paga marramendëse? Pse nuk bëni transparencë, sipas ligjit dhe transparencë publike. Kush janë njerëzit që paguajnë për pasurimin tuaj në kurriz të të gjithë shqiptarëve?
Ne jemi duke bërë atë që opozita bën kudo në botën demokratike dhe nëse fëmijët e Kryeministrit nuk kanë përgjigje, atëherë babi duhet të dorëhiqet siç kanë bërë shumë qeveritarë në Europë e botë. Por nëse fëmijët e Kryeministrit vazhdojnë të fshihen pas baltës, pushtetit të babit dhe gjyqeve të ushtarëve të babit, është në të drejtën tonë dhe të të gjithë shqiptarëve të ndershëm të besojmë se kjo është një provë flagrante e rënies së shtetit para interesave private të bllokut blu.

Në ditët në vijim ne do të vazhdojmë të tregojmë për pasurimin e familjes biologjike dhe politike të Sali Berishës, ndërsa të gjithë shqiptarët varfërohen nga kriza".

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'