Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla tha se i humbur nga protestat e qytetarëve, ka dalë Sali Berisha dhe Partia Demokratike, pasi sheshi është i mbushur me qytetarët dhe PD nuk ka mbajtur më foltoret e çdo të hëne. Ndër të tjera Balla i tha se Berisha ka dërguar punonjës të televizionit të tij 'Syri' e deputetë vjedhurazi në turmë.

“Nëse ka një fitore të këtyre protestave, është fakti se këto protesta deri më tani janë paqësore, pa molotovë, fishekzjarrë, pa dhunë dhe mi të gjitha i morën sheshin atij atje. Të hënë për të hënë me krushqit 40-50 vetë tani ata ta morën Sali. Gjithë kjo përpjekja jote për të çuar punonjësit e Syrit, për të çuar deputetët vjedhurazi”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

Flamingot ‘futen’ në Kuvend/ PD bllokon foltoren gati 4 orë, PS kalon direkt në votim! Berisha: Të shkarkojmë Ramën! Balla e sfidon: A shkon dot në shesh?