Balla inspektim në Himarë: Bëjmë gjithçka të garantojmë paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhe

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi inspektim në zonën bregdetare të Himarës, aty patrullojnë bashkë Policia e Shtetit dhe Policia Italiane, në funksion të garantimit për çdo ditë të sigurisë së pushuesve.

"Me rëndësi ështё të respektojnë korridoret e përcaktuara dhe të qëndrojnë larg perimetrit të sigurisë", udhëzoi ministri, gjatë bashkëbisedimit me punonjës të njësive policore nga dy vendet. Himara vizitohet gjatë verës nga një numër i lartë turistësh nga Italia.

Drejtuesi vendor i policisë shpjegoi se në këtë zonë kanë në përdorim 2 mjete lundruese, në Dhërmi e Himarë, për të ofruar ndihmë nëse do të jetë e nevojshme, por edhe për të patrulluar vijën bregdetare, e bashkë me to, Njësia Detare ka edhe 7 Jet Ski në përdorim. 

Përgjatë vijës bregdetare të Himarës ka plazhe publike për pushtesit vendas e të huaj, ku çdokush mund të vendosë çadrën e tij, por dhe plazhe private.

Ministri u kërkoi patrullave policore të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme në lokalet e natës, për të mbajtur nën monitorim nivelin e zhurmave dhe muzikës.

"Do të fillojmë të matim zhurmat, dhe përtej normës së lejuar, nuk do të ketë tolerime", tha Balla.

M.Q./A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Gjobvënie brenda burgut të Kretës! 3 shqiptarë shantazhonin të burgosurit me familjarët dhe shuma deri në 1000 euro

Gjobvënie brenda burgut të Kretës! 3 shqiptarë shantazhonin të burgosurit me familjarët dhe shuma deri në 1000 euro