Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me deputetin Nuri Belba inspektuan punimet që po kryhet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Qybra Sokoli” në Prrenjas, e cila brenda pak ditësh do të jetë gati. 

Në fjalën e tij Balla tha se rikonstruksioni i kësaj shkolle ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të Prrenjasit, pasi mësimi zhvillohej me dy turne, ndersa falë këtij investimi tashmë kemi një ndërtesë të standardeve europiane. 

Në vijim të vëmendjes së Qeverisë për Bashkinë Prrenjas është dhe ky investim tjetër që është në prag të përfundimit. Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e të gjithë banorëve të Prrenjasit për të bërë tërësisht funksionale shkollën 9 vjeçare “Qybra Sokoli”. Prej kohësh këtu mësimi zhvillohej me dy turne për shkak të mungesës së ambienteve, por tashmë jemi pranë një ndërtesë të standardeve europiane”, tha Balla.

Falë investimit rreth 44 milionë lekë të Qeverisë Shqiptare për rikonstruksionin total të shkollës, tashmë rreth 400 nxënës të Bashkisë Prrenjas do të kenë mundësi të mësojnë në kushte bashkëkohore. 

Shkolla e rikonstruktuar, “Qybra Sokoli”, së shpejti do të pajiset dhe me bazën materiale dhe laboratorët.


Balla inspekton rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Qybra Sokoli” në Prrenjas

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com