Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se kërkesat e opozitës janë rrëzuar për shkak se nuk kanë qenë të mirëformuluara. Në rastin e ngritjes së komisionit hetimor për rrugët e shembura, Balla tha se në kërkesë nuk kishte një çështje specifike me të cilën Komisioni duhet të merrej, siç e kërkon Kushtetuta.
Në rastin e ngritjes së komisionit hetimor për AKSHI-n, Balla tha se nuk mundet që pushteti legjislativ t’i mbivendoset pushtetit gjyqësor.
“Prej vitit 2003 kur GJK në dy vendime pasuese dhe në vendime të tjera, është sqaruar shumë qartë se kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore duhet të respektojmë disa parive. Parimi i parë është i së drejtës së palës kërkuese, por vetëpërmbajta kërkesës udhët të shikohet në këndvështrimin që a kufizime. Pra to duhet të jenë në përputhje me kushtetutën mos të mbivendoset me pushtet tjetër dhe që kërkesa të fokusohet në një çështje të veçantë. Komisioni nuk duhet të jetë ekspeditë peshkimi.
Kërkesa e parë ishte një kërkesë e cila sipas një kolege të opozitës do të hetohet nëna natyrë se ka sjellë shumë shi. Dhe në trajtë shakaje kjo. Të hetohen të gjithë procedurat nga 2014 deri në 2015 ndërkohë që nuk kishte një çështje specifike, p.sh., mënyrën e prokurimit dhe do isha dakord. GJK ka qenë e qartë, nëse opozita nuk di të formulojë një kërkesë, jemi gati t’ia ofrojmë një lloj ekspertize.
Kërkesa tjetër ishte më e qartë se të gjitha sa i përket pamundësisë së Kuvendit për të ndërhyrë. Mbështetja të plotë ndaj prokurorisë ndaj të gjitha hetimeve por në asnjë rast nuk duhet që pushtetit legjislativ të ndërhyrë në atë gjyqësor. Jemi në kushtet që me gjithë dëshirën tonë të mirë, për të miratuar kërkesat që vijnë nga opozita, këto kërkesa duhet të vijnë në formën që kërkon ligji. Kushtetuesja ka shkelur afatin. Të zbardhë vendimin se duhet të vijojmë me punën. Opozita po erdhi me idenë, o rashë e vdiqa, nuk do të marrin gjë”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
S’ka komision hetimor për rrugët e shembura dhe AKSHI-n, PS rrëzon kërkesat e opozitës! Debate për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit











