Balla liston arritjet e PS dhe flet për 'konfliktin' me Metën: Nuk e parashikonim që do bëhej si 'Enver Llapa' që u nxjerr gjuhën njerëzve në rrugë

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla në fjalimin hapës të ditës së dytë të punime ka liston arritjet që PS-ja ndër vite që nga themelimi i saj dhe tek pushteti i këtyre dy mandateve të fundit. Balla nuk ka lënë pa komentuar edhe zhvillimet më kryesore politike, mes tyre luftën isntitucionale "Presidencë- Kuvend" si dhe marrëdhënien me presidentit aktual, Ilir Meta.

"Bashkë me forcat e para të strukturave të shtetit i pari që mbërriti në Durrës ishte vetë Edi Rama e menjëherë pas pak casteve filloi misioni i kërkim shpëtimit nën rrënoja. Në emrin tuaj dua t’i shpreh mirënjohje cdo anëtari të forcave e kërkim/shpëtimit shqiptarë e të huaj, të ushtrisë, të policisë, të zjarrfikësve, të kërkim shpëtimit të minierave si dhe të mjekëve e infermierëve që kuruan mijëra plagë të mëdha e të vogla në trupat e qindra e qindra të plagosurve. Mirënjohje për solidaritetin fqinjëve e kujtdo vendi tjetër mik që na u gjendqoftë në orët e para pas tërmetit,  e qoftë për atë mbështetje të paimagjinueshme në Konferencën e Donatorëve.

Më shumë se 100 vende e organizma financiarë ofruan 1.15 Milardë Euro në dizpozicion të rindërtimit të Shqipërisë!  Ne socialistët duhet të ndihemi krenarë që i kemi dhënë vendit një kryeministër që arriti të bindë personalisht çdo lider të Europës dhe Lindjes së Mesme që jo vetem duhet ndihmuar Shqipëria, po që ata të jenë bashke në një konferencë të vetme donatorësh, në Bruksel, prej ku shqiptaret morën mesazhin e dyfishte të ndihmës masive financiare dhe të vëmendjes së madhe ndërkombëtare.

Tashmë që kemi mundësi të shohim pas me qetësi, duket ende e pamundur se si u arrit t’i jepet strehë e ushqim të ngrohtë  dhe perspektivë të qartë në kohë rekord mijëra familjeve. Duket e paimagjinueshme se si u sistemuan mijëra njerëz në hotele me kushte optimale, me kujdes të posaçëm mjekësor për të sëmurët e shërbim të dedikuar arsimor për fëmijët; Se si mijëra të tjerë u sistemuan në kohë rekord në shtëpi me qera,  Se si mijëra të tjerëve shtabi i emergjencës iu siguroi çadrat dimërore, brenda oborreve të shtëpive të tyre të pabanueshme në fshat.

 Ne i thamë cdo familje e cdo shqiptari e shqptareje të prekur nga tërmeti #TiNukDoJeshKurrëVetëm,  dhe e përballuam me dinjitet, përgjegjësi  edhe pse duhet ta themi se kurrë më parë Shqipëria nuk ishte gjendur e përballur me një situatë të tille apokaliptike.  Do t’i mbajmë mend gjatë ato ditë, si rrallë herë më parë, shqiptarët u bënë bashkë. Ato ditë ishin ditë që rrëzuan për pak momente edhe fjalët Fishtës së madh “Ma zor mblidhen dy shqyptarë, sesa mblidhet nji thes me pleshta”.  Edhe pse solidariteti i ndonjë hiene në krahun tjetër të politikës nuk zgjati gjatë. Shumë shpejt na u desh të përballemi me kujën e paskrupullt të hienave, që tentuan të ngjallin mosbesim,  zi dhe humbje shprese,  e që kulmoi ne nje shpërthim të çartur klithmash fill pas suksesit të konferencës së donatorëve. Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, njerëz të trembur deri në palcë nga reforma në drejtësi.Të gatshëm të përdorin edhe një epidemi botërore si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë. Ne, Partia Socialiste kemi sot më shumë se kurrë një mision historik. Ne kemi një kontribut konseguent qoftë kur shqiptarët na kanë besuar të qeverisim vendin tonë,  qoftë në 13 vite në opozitë  në zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Sot Shqipëria është gati të fillojë bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian. Sot Shqipëria është Partner strategjik dhe aleat i besueshëm i Shteteve të Bashkura të Amerikës.  Sot Kryeministri Edi Rama drejton sot Organizatën më të madhe në botë për Sigurinë dhe bashkëpunimin, e që bën sëbashku më shumë se 57 shtete e mbi 1 miliard banorë. Hapa këto që shtatë vite më parë dukeshin shumë vite larg. Kontributi i socialistëve ka spikatur edhe në momente të vështira e delikate Që ka kaluar vendi ynë në ngjarje me ngarkesë të madhe politike si refuzimi i tentativës për uzurpimin e demokracisë nga Presidenti famëkeq me projekt-kushtetutën e vitit 1994, zgjedhjet e 26 Majit 1996, kriza e piramidave në 1997, miratimi i Kushtetutës në 1998, kontributi i pazëvendësueshëm i socialistëve në Qeveri në luftën e Kosovës përpara, gjatë dhe pas vitit 1999 beteja për transparencën e zgjedhjeve 2010-2011,

 Prej vitit 2016, kur ne zhvilluam edhe Kongresin tonë të fundit zgjedhor, Partia Socialiste ka fituar edhe dy beteja të tjera të rëndësishme elektorale. Në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 ne morëm numrin më të madh të votave, duke i dhënë Partisë Socialiste më shumë mandate se asnjëherë tjetër në Kuvendin e Shqipërisë.  Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin po ashtu një shprehje kuptimplotë e demokracisë,  sic konkludoi Raporti i Misionit Vëzhgues për Zgjedhjet, duke u garantuar e drejta kushtetuese e çdo shqiptari për të votuar. Shqiptarët votuan të qetë, duke shprehur me votë vullnetin e tyre.  Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 treguan edhe se molotovi, dhuna, zjarri dhe sulmet ndaj institucioneve ishin kryekëput të organizuara dhe drejtuara nga opozita e rrugës.Sa herë ata urdhëronin dhune, kishte molotov. Kur tërhiqeshin nga dhuna, kishte qetësi.

Shqiptaret e kundershtuan dhunën dhe molotovin. Pavaresisht kercenimeve disa mujore te Lulit, Saliut, Mones dhe Ilirit,  pjesemarrja ne zgjedhje dhe rezultatet ri-konfirmuan fitoren e padiskutueshme të Partisë Socialiste në vitin 2017. Mos-pjesëmarrja në zgjedhjet vendore lidhet me pa-aftësinë e tyre për të na konkuruar. Por dobësia e thellë e kundërshtarit  nuk duhet të na vetëkënaqë duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë.

Koalicioni me LSI-në dhe Meta president? Ka disa qe na kritikojnë sot për koalicionin me LSI gjatë mandatit të parë ose shumë na thonë tani edhe pse zgjodhëm Ilir Metën President. Këtyre kritikëve ju them se ne nuk jetuam për zgjedhjet e radhës në mandatin tonë të parë, nuk shitëm qëllimet dhe nuk bëmë kurrë Pazar për objektivat në mandatin e parë.

Ne bemë punë te mira në ate Koalicion  dhe Ilir Metes i dhamë thjesht hakun,  si pjese e koalicionit  (pasi presidentin me vetem votat tona se zgjidhnim dot)  po edhe si me i miri president nga radhet e opozites realisht.  Ne nuk mund ta parashikonim dot, askush se dinte, qe Ilir Meta do katandisej si Veri qe u nxjerr gjuhen njerezve tek udhekryqi i 21 dhjetorit!


Lajmi kryesor:

Rama: Në 2021 paga minimale 30 mijë lekë! Amnisti për pasuritë e padeklaruara ose ju pret OFL-ja! Tregoni xhepat


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë