Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kamëz.
Përmes një postimi në rrejtet sociale, Balla deklaron se në fokus të takimit ishin anëtarësimet e reja dhe zgjedhja e bashkëdrejtuesve të organizatave në nivel bashkie.
Sipas Ballës, Kamza është bashkia ku modeli i qeverisjes vendore ka sjellë ndryshime të paimagjinueshme.
“Kamza është bashkia ku modeli ynë i qeverisjes vendore ka sjellë në shtatë vite ndryshime të paimagjinueshme, pas dy dekadash pengmarrje nga xhelalët e PD. Falë punës së Kryetarit të Bashkisë Rakip Suli dhe mbështetjes së fortë të Kryeministrit Edi Rama, Bashkia Kamëz po vazhdon çdo ditë transformimin si pjesë e vizionit tonë për Shqipërinë 2030. Mbledhja e Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste në Kamëz u përqendrua në procesin e anëtarësimeve të reja dhe zgjedhjen e bashkëdrejtuesve të organizatave në nivel bashkie”, ka shkruar Balla.
Komente











